Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
Gjoni Chapter1
 
1 Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi.
 
2 Ai (fjala) ishte në fillim me Perëndinë.
 
3 Të gjitha gjërat u bënë me anë të tij (fjala), dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë.
 
4 Në atë ishte jeta, dhe jeta ishte drita e njerëzve.
 
5 Dhe drita shkëlqen në errësirë dhe errësira nuk e kuptoi.
 
6 Qe një njeri i dërguar nga Perendia; emri i tij ishte Gjon.
 
7 Ai erdhi si dëshmitar, për të dëshmuar për dritën, që të gjithë të besonin nëpërmjet tij;
 
8 ai nuk ishte drita, por u dërgua për të dëshmuar për dritën.
 
9 Ai (fjala) ishte drita e vërtetë, që ndriçon çdo njeri që vjen në botë.
 
10 Ai (fjala) ishte në botë, dhe bota u krijua me anë të tij, por bota nuk e njohu.
 
11 Ai erdhi në shtëpinë e vet dhe të vetët nuk e pranuan,
 
12 por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij,
 
13 të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia.
 
14 Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë.
 
15 Gjoni dëshmoi për të dhe thirri duke thënë:''Ky është ai, për të cilin thashë:"Ai që vjen pas meje më ka paraprirë, sepse ishte përpara meje"''.
 
16 Dhe ne të gjithë morëm, prej mbushullisë së tij, hir mbi hir.
 
17 Sepse Ligji u dha nëpërmjet Moisiut, por hiri dhe e vërteta erdhën nëpërmjet Jezu Krishtit.
 
18 Askush s'e pa Perëndinë kurrë; i vetëmlinduri Bir, që është në gjirin e t'Et, është ai që e ka bërë të njohur.
 
19 Dhe kjo është dëshmia e Gjonit, kur Judenjtë i dërguan nga Jeruzalemi priftërinj dhe levitë për ta pyetur:''Kush je ti?''.
 
20 Ai edhe e rrëfeu, edhe nuk e mohoi, dhe rrëfeu:''Unë nuk jam Krishti''.
 
21 Atëherë ata e pyetën:''Kush je, pra? A je Elia?''. Ai tha:''Nuk jam!''. ''Je ti profeti?''. Dhe ai përgjigjej:''Jo!''.
 
22 Atëherë ata i thanë:''Kush je ti, që t'u japim përgjigje atyre që na dërguan? Ç'thua për veten tënde?''.
 
23 Ai u përgjigj:''Unë jam zëri i atij që bërtet në shkretëtirë:drejtoni udhën e Zotit, sikurse tha profeti Isaia''.
 
24 Dhe ata që qenë dërguar, ishin nga farisenjtë;
 
25 ata e pyetën dhe i thanë:''Atëherë pse ti pagëzon, kur nuk je as Krishti, as Elia, as profeti?''.
 
26 Gjoni iu përgjigj atyre, duke thënë:''Unë pagëzoj me ujë, por midis jush është një që ju nuk e njihni.
 
27 Ai është ai që vjen pas meje e më paraprin, të cilit unë nuk jam i denjë t'ia zgjidh lidhësen e sandaleve''.
 
28 Këto gjëra ndodhën në Betabara, përtej Jordanit, ku Gjoni po pagëzonte.
 
29 Të nesërmen, Gjoni e pa Jezusin që po vinte drejt tij dhe tha:''Ja, Qengji i Perëndisë, që heq mëkatin e botës!
 
30 Ky është ai për të cilin unë thashë:"Mbas meje vjen një burrë që më ka paraprirë, sepse ishte përpara meje!".
 
31 Unë nuk e njihja, prandaj erdha të pagëzoj me ujë, që ky t'i zbulohet Izraelit''.
 
32 Dhe Gjoni dëshmoi duke thënë:''E pashë Frymën duke zbritur nga qielli si një pëllumb dhe ndenji mbi të.
 
33 Unë nuk e njihja, por ai që më dërgoi të pagëzoj në ujë, më tha:"Ai, mbi të cilin do të shikosh se zbret Fryma dhe qëndron mbi të, është ai që pagëzon me Frymën e Shenjtë".
 
34 Dhe unë pashë e dëshmova se ai është Biri i Perëndisë''.
 
35 Të nesërmen Gjoni rrinte përsëri atje me dy nga dishepujt e vet.
 
36 Dhe, duke i ngulur sytë mbi Jezusin që po kalonte, tha:''Ja Qengji i Perëndisë!''.
 
37 Dhe të dy dishepujt dëgjuan atë duke folur, dhe e ndoqën Jezusin.
 
38 Por Jezusi u kthye dhe, kur pa se po e ndiqnin, u tha atyre:''Ç'kërkoni?''. Ata i thanë:''Rabbi (që e përkthyer do të thotë "mësues"), ku banon?''.
 
39 Ai iu përgjigj atyre:''Ejani e shikoni''. Ata shkuan dhe e panë ku banonte ai, dhe ndenjën atë ditë bashkë me të. Ishte rreth orës dhjetë.
 
40 Andrea, vëllai i Simon Pjetrit, ishte një nga ata të dy që e kishin dëgjuar këtë nga Gjoni dhe kishin ndjekur Jezusin.
 
41 Ky gjeti më të parin vëllanë e vet, Simonin, dhe i tha:''E gjetëm Mesian që përkthyer do të thotë:"Krishti"'';
 
42 dhe e çoi te Jezusi. Atëherë Jezusi e shikoi dhe tha:''Ti je Simoni, bir i Jonas. Ti do të quhesh Kefa, që do të thotë:"gur"''.
 
43 Të nesërmen, Jezusi donte të dilte në Galile; gjeti Filipin dhe i tha:''Ndiqmë!''.
 
44 Dhe Filipi ishte nga Betsaida, nga i njejti qytet i Andreas dhe i Pjetrit.
 
45 Filipi gjeti Natanaelin dhe i tha:''E gjetëm atë, për të cilin shkroi Moisiu në ligj dhe profetët:Jezusin nga Nazareti, të birin e Jozefit!''.
 
46 Dhe Natanaeli i tha:''A mund të dalë diçka e mirë nga Nazareti?''. Filipi i tha:''Eja e shih!''.
 
47 Jezusi pa se Natanaeli po vinte drejt tij dhe tha për të:''Ja një Izraelit i vërtetë, tek i cili s'ka mashtrim''.
 
48 Natanaeli i tha:''Nga më njeh?''. Jezusi u përgjigj dhe i tha:''Të pashë kur ishe nën fik, para se të të thërriste Filipi''.
 
49 Natanaeli duke iu përgjigjur tha:''Mësues, ti je Biri i Perëndisë, ti je mbreti i Izraelit!''.
 
50 Jezusi u përgjigj dhe i tha:''Sepse të thashë se të pashë nën fik, ti beson; do të shohësh gjëra më të mëdha se këto!''.
 
51 Pastaj i tha:''Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se tash e tutje ju do të shihni qiellin e hapur dhe engjëjt e Perëndisë duke u ngjitur dhe duke zbritur mbi Birin e njeriut''.
 
 

  | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | [ Next ]