Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
Gjoni Chapter21
 
1 Pas këtyre gjërave, Jezusi iu shfaq përsëri dishepujve pranë Detit të Tiberiadës; dhe u shfaq në këtë mënyrë:
 
2 Simon Pjetri, Thomai i quajtur Binjaku, Natanaeli nga Kana e Galilesë, të bijtë e Zebedeut dhe dy të tjerë nga dishepujt e tij ishin bashkë.
 
3 Simon Pjetri u tha atyre:''Po shkoj të peshkoj''. Ata i thanë:''Po vijmë edhe ne me ty''. Dolën dhe hipën menjëherë në barkë; por atë natë nuk zunë asgjë.
 
4 Në mëngjes herët, Jezusi ndenji te bregu; megjithatë dishepujt nuk e kuptuan se ishte Jezusi.
 
5 Dhe Jezusi u tha atyre:''O djema, a keni ndonjë gjë për të ngrënë?''. Ata iu përgjigjën:''Jo!''.
 
6 Dhe ai u tha atyre:''Hidhni rrjetën në anën e djathtë të barkës dhe do të gjeni''. E hodhën, pra, dhe s'mundën më ta tërhiqnin nga shumica e peshqve.
 
7 Atëherë dishepulli, të cilin Jezusi e donte, i tha Pjetrit:''Éshtë Zoti''. Simon Pjetri, kur dëgjoi se ishte Zoti, u mbështoll me rrobë (sepse ishte i zhveshur) dhe u hodh në det.
 
8 Dishepujt e tjerë përkundrazi shkuan me barkë (sepse nuk ishin shumë larg nga toka, vetëm dyqind kubitë), duke tërhequr rrjetën plot me peshq.
 
9 Mbasi dolën në tokë, panë një zjarr me prush dhe mbi të peshk dhe bukë.
 
10 Jezusi u tha atyre:''Sillni këtu disa nga peshqit që zutë tani!''.
 
11 Simon Pjetri hipi përsëri në barkë dhe nxori në tokë rrjetën, plot me peshq të mëdhenj, njëqind e pesëdhjetë e tre; dhe, megjithse ishin aq shumë, rrjeta nuk u shqye.
 
12 Jezusi u tha atyre:''Ejani të hani mëngjes''. Por asnjë nga dishepujt nuk guxonte ta pyeste:''Kush je?'', duke ditur se ishte Zoti.
 
13 Atëherë Jezusi erdhi, mori bukë dhe ua dha atyre; po kështu edhe peshkun.
 
14 Kjo ishte e treta herë që Jezusi iu shfaq dishepujve të vet, mbasi ishte ringjallur së vdekuri.
 
15 Mbasi kishin ngrënë, Jezusi i tha Simon Pjetrit:''Simon nga Jona, a më do ti mua më shumë se këta?''. Iu përgjigj:''Po, Zot, ti e di se unë të dua''. Jezusi i tha:''Kulloti qengjat e mi!''.
 
16 Përsëri e pyeti për të dytën herë:''Simon nga Jona, a më do ti mua?''. Iu përgjigj:''Po, Zot, ti e di se unë të dua''. Jezusi i tha:''Ki kujdes për delet e mia''.
 
17 E pyeti për të tretën herë:''Simon nga Jona, a më do ti mua?''. Pjetri u trishtua pse e pyeti për të tretën herë:''A më do ti mua?'', dhe iu përgjigj:''Zot, ti di çdo gjë, ti di se unë të dua''. Jezusi i tha:''Kulloti delet e mia.
 
18 Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se, kur ti ishe i ri, e ngjeshje vetveten dhe shkoje ku të doje; po kur të jesh plak, do t'i shtrish duart dhe dikush tjetër do të të ngjeshë e do të të çojë atje ku ti nuk do të doje''.
 
19 I tha këto fjalë për të bërë të ditur se me ç'vdekje ai do ta përlëvdonte Perëndinë. Dhe, si i tha këto, i tha:''Ndiqmë''.
 
20 Dhe Pjetri u kthye dhe pa se po e ndiqte dishepulli, të cilin Jezusi e donte, ai që gjatë darkës ishte mbështetur mbi kraharorin e Jezusit dhe kishte pyetur:''Zot, kush është ai që po të tradhton?''.
 
21 Kur Pjetri e pa, i tha Jezusit:''Zot, dhe me të ç'do të bëhet?''.
 
22 Jezusi iu përgjigj:''Nëse dua që ai të mbetet derisa të vij unë, ç'të duhet? Ti ndiqmë!''.
 
23 Atëherë u hap zëri midis vëllezërve se ai dishepull nuk do të vdiste; por Jezusi nuk i kishte thënë Pjetrit se ai nuk do të vdiste, por:''Nëse unë dua që ky të mbetet derisa të vij unë, ç'të duhet?''.
 
24 Ky është dishepulli që dëshmon për këto gjëra dhe që ka shkruar këto gjëra; dhe ne dimë se dëshmia e tij është e vërtetë.
 
25 Janë edhe shumë gjëra të tjera që i bëri Jezusi, të cilat, po të shkruheshin një nga një, unë mendoj se nuk do të mjaftonte mbarë bota që t'i nxinte librat që do të mund të shkruheshin. Amen.
 
 

  [ Prev ] 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 |