Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
Gjoni Chapter4
 
1 Pra, kur Zoti mori vesh se farisenjtë kishin dëgjuar se Jezusi po bënte më shumë dishepuj dhe po pagëzonte më shumë se Gjoni
 
2 (ndonëse nuk pagëzonte Jezusi vetë, por dishepujt e tij),
 
3 e la Judenë dhe shkoi përsëri në Galile.
 
4 Por duhej të kalonte nëpër Samari.
 
5 Arriti, pra, në një qytet të Samarisë që quhej Sihar, afër tokës që Jakobi i kishte dhënë Jozefit, birit të vet.
 
6 Por aty ishte pusi i Jakobit. Dhe Jezusi, i lodhur nga udhëtimi, u ul pranë pusit; ishte rreth orës së gjashtë.
 
7 Një grua nga Samaria erdhi të nxjerrë ujë. Dhe Jezusi i tha:''Më jep të pi'',
 
8 sepse dishepujt e vet kishin shkuar në qytet për të blerë ushqime.
 
9 Por gruaja samaritane i tha:''Po qysh, ti që je Jude kërkon të pish prej meje, që jam një grua samaritane?'' (Sepse Judenjtë nuk shoqërohen me Samaritanët).
 
10 Jezusi u përgjigj dhe i tha:''Po ta njihje ti dhuratën e Perëndisë dhe kush është ai që të thotë:"Më jep të pi!", ti vetë do të kërkoje nga ai dhe ai do të të jepte ujë të gjallë''.
 
11 Gruaja i tha:''Zot, ti nuk ke as kovë për të nxjerrë dhe pusi është i thellë; nga e ke, pra, atë ujë të gjallë?
 
12 Vallë je më i madh se Jakobi, ati ynë, qe na dha këtë pus dhe piu prej tij ai vetë, bijtë e tij dhe bagëtitë e tij?''.
 
13 Jezusi u përgjigj dhe i tha:''Kushdo që pi nga ky ujë, do të ketë përsëri etje,
 
14 por kush pi nga uji që do t'i jap unë nuk do të ketë më kurrë etje përjetë; por uji që unë do t'i jap do të bëhet në të një burim uji që gufon në jetë të përjetshme''.
 
15 Gruaja i tha:''Zot, më jep këtë ujë, që unë të mos kem më etje dhe të mos vij këtu të nxjerr ujë!''.
 
16 Jezusi i tha:''Shko thirre burrin tënd dhe eja këtu''.
 
17 Gruaja u përgjigj dhe i tha:''Unë nuk kam burrë''. Jezusi i tha:''Mirë the:"Nuk kam burrë",
 
18 sepse ti kishe pesë burra dhe ky që ke tani nuk është burri yt; për këtë ke thënë të vërtetën!''.
 
19 Gruaja i tha:''Zot, po shoh se ti je një profet.
 
20 Etërit tanë adhuronin mbi këtë mal, dhe ju thoni se në Jeruzalem është vendi ku duhet të adhurojmë''.
 
21 Jezusi i tha:''O grua, më beso:vjen ora që as mbi këtë mal as në Jeruzalem nuk do të adhuroni Atin.
 
22 Ju adhuroni atë që s'e njihni; ne adhurojmë atë që njohim; sepse shpëtimi vjen nga Judenjtë.
 
23 Por vjen ora, madje ajo ka ardhur, që adhuruesit e vërtetë ta adhurojnë Atin në frymë dhe në të vërtetën, sepse të tillë janë adhuruesit që kërkon Ati.
 
24 Perëndia është Frymë, dhe ata që e adhurojnë duhet t'a adhurojnë në frymë dhe në të vërtetën''.
 
25 Gruaja i tha:''Unë e di se do të vijë Mesia, që e quajnë Krisht; kur të ketë ardhur, ai do të na kumtojë çdo gjë''.
 
26 Jezusi i tha:''Unë jam, ai që po të flet!''.
 
27 Në këtë moment erdhën dishepujt e tij dhe u mrekulluan që po fliste me një grua; por asnjë nuk i tha:''Çfarë do?'' ose:''Pse po flet me të?''.
 
28 Atëherë gruaja e la kovën e saj dhe u kthye në qytet dhe u tha njerëzve:
 
29 ''Ejani të shikoni një njeri që më ka thënë gjithçka kam bërë; vallë mos është ky Krishti?''.
 
30 Dolën, pra, nga qyteti dhe erdhën tek ai.
 
31 Ndërkaq dishepujt e vet po i luteshin duke thënë:''Mësues, ha''.
 
32 Por ai u tha atyre:''Unë kam një ushqim për të ngrënë të cilin ju s'e njihni''.
 
33 Prandaj dishepujt i thonin njëri-tjetrit:''Mos i solli vallë dikush për të ngrënë?''.
 
34 Jezusi u tha atyre:''Ushqimi im është të bëj vullnetin e atij që më dërgoi dhe të kryej veprën e tij.
 
35 A nuk thoni ju se ka edhe katër muaj dhe vjen korrja? Ja, unë po ju them:Ngrini sytë tuaj dhe shikoni fushat që tashmë zbardhojnë për korrjen.
 
36 Korrësi e merr shpërblimin dhe mbledh frytin për jetën e përjetshme, që mbjellësi dhe korrësi të gëzohen sëbashku.
 
37 Sepse në këtë vërtetohet e thëna:"Një mbjell e tjetri korr".
 
38 Unë ju dërgova të korrni atë për të cilin ju nuk u munduat; të tjerët u munduan dhe ju hytë në mundimin e tyre''.
 
39 Dhe shumë Samaritanë nga ai qytet besuan në të, për shkak të fjalës së gruas që dëshmoi:''Ai më tregoi gjithçka kam bërë''.
 
40 Por kur Samaritanët erdhën tek ai, e lutën të qëndrojë me ta; dhe ai ndenji aty dy ditë.
 
41 Dhe shumë më tepër njerëz besuan për shkak të fjalës së tij.
 
42 Dhe ata i thoshnin gruas:''S'është më vetëm për shkak të fjalëve të tua që besojmë, por sepse ne vetë e kemi dëgjuar dhe dimë se ai është me të vërtetë Krishti, Shpëtimtari i botës''.
 
43 Pra, si kaluan ato dy ditë, ai u nis prej andej dhe shkoi në Galile,
 
44 sepse vetë Jezusi dëshmoi se një profet nuk nderohet në vendlindjen e vet.
 
45 Pra, kur arriti në Galile, Galileasit e pritën, sepse kishin parë të gjitha ato që kishte bërë në Jeruzalem gjatë festës, sepse edhe ata kishin shkuar për festë.
 
46 Jezusi erdhi, pra, përsëri në Kanë të Galilesë, ku e kishte bërë ujin verë. Dhe aty ishte një nëpunës i mbretit, djali i të cilit ishte i sëmurë në Kapernaum.
 
47 Ky, kur dëgjoi se Jezusi kishte ardhur nga Judeja në Galile, shkoi tek ai dhe iu lut që të zbriste e ta shëronte birin e tij, që ishte gati për vdekje.
 
48 Atëherë Jezusi i tha:''Po të mos shikoni shenja dhe mrekulli, ju nuk besoni''.
 
49 Nëpunësi i mbretit i tha:''Zot, zbrit para se djali im të vdesë''.
 
50 Jezusi i tha:''Shko, djali yt jeton!''. Dhe ai njeri i besoi fjalës që i tha Jezusi dhe shkoi.
 
51 Pikërisht kur ai po zbriste, i dolën përpara shërbëtorët e vet dhe e informuan duke thënë:''Djali yt jeton!''.
 
52 Dhe ai i pyeti ata në cilën orë u bë më mirë; ata i thanë:''Dje në orën e shtatë e lanë ethet''.
 
53 Atëherë i ati e kuptoi se ishte pikërisht në atë orë në të cilën Jezusi i kishte thënë:''Djali yt jeton''; dhe besoi ai dhe gjithë shtëpia e tij.
 
54 Jezusi bëri edhe këtë shenjë të dytë, kur u kthye nga Judeja në Galile.
 
 

  [ Prev ] 1 | 2 | 3 | | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | [ Next ]