Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
Zakaria Chapter1
 
1 Në muajin e tetë të vitit të dytë të Darit, fjala e Zotit iu drejtua Zakarias, birit të Berekiahut, bir i Idos, profet, duke thënë:
 
2 "Zoti ishte zemëruar shumë me etërit tuaj.
 
3 Prandaj u thuaj:Kështu thotë Zoti i ushtrive:Kthehuni tek unë, thotë Zoti i ushtrive, dhe unë do të kthehem te ju", thotë Zoti i ushtrive.
 
4 "Mos u bëni si etërit tuaj, të cilëve profetët e së kualuarës u kanë shpallur, duke thënë:"Kështu thotë Zoti i ushtrive:Konvertohuni nga rrugët tuaja të këqija dhe nga veprat tuaja të këqija". Por ata nuk dëgjuan dhe nuk më kushtuan vemendje", thotë Zoti.
 
5 "Etërit tuaj ku janë? Po profetët a rrojnë vallë përjetë?
 
6 Vallë fjalët e mia dhe statutet e mia që ua kisha besuar shërbëtorëve të mi, profetëve, nuk arritën te etërit tuaj? Kështu ata u konvertuan dhe thanë:"Ashtu si kishte vendosur të vepronte me ne Zoti i ushtrive, në bazë të rrugëve tona dhe të veprave tona, kështu veproi me ne"".
 
7 Më njëzet e katër të muajit të njëmbëdhjetë, që është muaji i Shebatit, në vitin e dytë të Darit, fjala e Zotit iu drejtua Zakarias, birit të Berekiahut, bir i Idos, profet, duke thënë:
 
8 Natën pata një vegim; dhe ja, një burrë, që i kishte hipur një kali të kuq, rrinte midis shkurreve të mërsinave në një gropë të thellë dhe prapa tij kishte kuaj të kuq, të kuqërremë dhe të bardhë.
 
9 Unë pyeta:"Imzot, çfarë kuptimi kanë këto gjëra?". Engjëlli që fliste me mua m'u përgjigj:"Unë do të të bëj të shohësh çfarë kuptimi kanë ato".
 
10 Atëherë burri që rrinte midis shkurreve të mërsinave nisi të thotë:"Këta janë ata që i ka dërguar Zoti për të përshkuar dheun".
 
11 Kështu iu përgjigjën ata engjëllit të Zotit i cili rrinte midis shkurreve të mërsinave:"Kemi përshkuar dheun dhe ja, gjithë dheu është në pushim dhe i qetë".
 
12 Atëherë engjëlli i Zotit nisi të thotë:"O Zoti i ushtrive, deri kur do të vazhdosh të mos kesh mëshirë për Jeruzalemin dhe për qytetet e Judës kundër të cilave ke qënë i zemëruar gjatë këtyre shtatëdhjetë vjetëve?".
 
13 Pastaj Zoti i tha disa fjalë të mira, fjalë inkurajimi, engjëllit që fliste me mua.
 
14 Kështu engjëlli që fliste me mua më tha:"Bërtit dhe thuaj:Kështu thotë Zoti i ushtrive:"Unë jam shumë xheloz për Jeruzalemin dhe për Sionin;
 
15 por jam zemëruar shumë me kombet që jetojnë në mirëqenie, sepse, kur isha zemëruar pak, ata luajtën rol për ta shtuar të keqen".
 
16 Prandaj kështu thotë Zoti:"Unë po i drejtohem përsëri Jeruzalemit me mëshirë; tempulli im do të rindërtohet aty, thotë Zoti i ushtrive, dhe litari do të nderet mbi Jeruzalem".
 
17 Bërtit akoma dhe thuaj:"Kështu thotë Zoti i ushtrive:Qytetet e mia do të jenë plot e përplot me pasuri; Zoti do të ngushëllojë akoma Sionin dhe do të zgjedhë akoma Jeruzalemin"".
 
18 Pastaj i çova sytë, shikova dhe ja, katër brirë.
 
19 Unë e pyeta engjëllin që fliste me mua:"Çfarë janë këta?". Ai m'u përgjigj:"Këta janë brirët që kanë shpërndarë Judën, Izraelin dhe Jeruzalemin".
 
20 Pastaj Zoti më bëri të shoh katër kovaçë.
 
21 Unë pyeta:"Pse kanë ardhur këta, çfarë do të bëjnë?". Ai u përgjigj dhe tha:"Këta janë brirët që kanë shpërndarë Judën, kështu që askush nuk mund të çonte kokën lart, por këta kovaçë vijnë për t'i trembur, për të rrëzuar brirët e kombeve që e kanë ngritur bririn e tyre kundër vendit të Judës për ta shpërndarë".
 
 

  | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | [ Next ]