Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
Zakaria Chapter4
 
1 Pastaj engjëlli që fliste me mua u kthye dhe më zgjoi ashtu si zgjojnë dikë nga gjumi.
 
2 Dhe më pyeti:"Çfarë po shikon?". U përgjigja:"Ja, po shikoj një shandan krejt prej ari dhe që ka në majë një enë, mbi të cilën janë shtatë llampa me shtatë tuba për shtatë llampat që janë në majë.
 
3 Afër tyre janë dy ullinj, një në të djathtën e enës dhe tjetri në të majtën e saj".
 
4 Kështu nisa t'i them engjëllit që fliste me mua:"Imzot, ç'kuptim kanë këto gjëra?".
 
5 Engjëlli që fliste me mua u përgjigj dhe më tha:"Nuk e kupton se ç'duan të thonë këto gjëra?". Unë i thashë:"Jo, imzot".
 
6 Atëherë ai, duke u përgjigjur, më tha:"Kjo është fjala e Zotit drejtuar Zorobabelit:Jo për fuqinë dhe as për forcën, por për Frymën time", thotë Zoti i ushtrive.
 
7 "Kush je ti, o mali i madh? Përpara Zorobabelit ti do të bëhesh fushë. Dhe ai do ta bëjë gurin e majës së malit të shkojë përpara midis britmave:"Mëshirë, mëshirë për të!"".
 
8 Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë:
 
9 "Duart e Zorobabelit kanë hedhur themelet e këtij tempulli dhe duart e tij do ta përfundojnë; atëherë do të pranosh që Zoti i ushtrive më ka dërguar te ju.
 
10 Kush ka mundur të përçmojë ditën e gjërave të vogla? Por ata të shtatë gëzohen kur shohin plumbçen në duart e Zorobabelit. Ata të shtatë janë sytë e Zotit që e përshkojnë gjithë dheun".
 
11 Unë u përgjigja dhe i thashë:"Këta dy ullinj në të djathtën dhe në të majtën e shandanit çfarë janë?".
 
12 Për herë të dytë nisa t'i them:"Çfarë janë këto dy degë ulliri që janë përbri dy prurësve prej ari nga rrjedh vaji i praruar?".
 
13 Ai m'u përgjigj dhe tha:"Nuk e kupton çfarë janë këto?". Unë u përgjigja:"Jo, imzot".
 
14 Atëherë ai më tha:"Këta janë dy të vajosurit që rrijnë afër Zotit të gjithë dheut".
 
 

  [ Prev ] 1 | 2 | 3 | | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | [ Next ]