|
AND
find keywords in
Home Page
Zanafilla Eksodi Levitiku Numrat Ligji i Përtërirë Jozueu Gjyqtarët Ruthi 1 i Samuelit 2 i Samuelit 1 i Mbretërve 2 i Mbretërve 1 i Kronikave 2 i Kronikave Esdra Nehemia Ester Jobi Psalmet Fjalët e urta Predikuesi Kantiku i Kantikëve Isaia Jeremia Vajtimet Ezekieli Danieli Osea Joeli Amosi Abdia Jona Mikea Nahumi Habakuku Sofonia Hagai Zakaria Malakia Mateu Marku Luka Gjoni Veprat e Apostujve Romakëve 1 e Korintasve 2 e Korintasve Galatasve Efesianëve Filipianëve Kolosianëve 1 Thesalonikasve 2 Thesalonikasve 1 Timoteut 2 Timoteut Titi Filemonit Hebrenjve Jakobit 1 Pjetrit 2 Pjetrit 1 Gjonit 2 Gjonit 3 Gjonit Juda Zbulesa
|
|
|
Psalmet Chapter101 1 Unë do të këndoj mirësinë tënde dhe drejtësinë tënde; do të këndoj lavdet e tua, o Zot. 2 Do të kujdesem të bëj një jetë të ndershme. Kur do të vish tek unë? Do të ec me zemër të pastër brenda shtëpisë sime. 3 Nuk do të vë para syve të mi asgjë të keqe; unë e urrej sjelljen e atyre që dënojnë; nuk do lejoj të bëhem si ata. 4 Zemra e çoroditur do të largohet nga unë; nuk dua t'ia di për të keqen. 5 Do të shfaros atë që shpif tinëz kundër të afërmit; nuk do të duroj njeriun hundëpërpjetë dhe zemërkrenar. 6 Sytë e mi do të jenë mbi besnikët e vendit dhe do t'i mbaj afër vetes; ai që do të ecë me ndershmëri do të jetë shërbëtori im. 7 Kush vepron me mashtrim, nuk ka për të banuar në shtëpinë time; kush thotë gënjeshtra nuk do të qëndrojë para syve të mi. 8 Çdo mëngjes do të asgjesoj gjithë të pabesët e vendit, për të çrrënjosur nga qyteti i Zotit të gjithë ata që kryejnë paudhësi.
|
|
|