Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
Marku Chapter7
 
1 Atëherë rreth tij u mblodhën farisenjtë dhe disa skribë që kishin ardhur nga Jeruzalemi.
 
2 Ata vunë re se disa nga dishepujt e tij po hanin bukë me duar të papastra, domethënë të palara, dhe i paditën.
 
3 Në fakt farisenjtë dhe të gjithë Judenjtë nuk hanë pa i larë më parë me shumë kujdes duart, duke iu përmbajtur traditës së pleqve;
 
4 dhe, kur kthehen nga tregu, nuk hanë pa u pastruar më parë. Ka shumë gjëra të tjera që ata duhet të respektojnë për shkak të traditës:larjen e kupave, të brokave, të enëve prej bakri dhe të shtretërve.
 
5 Pastaj farisenjtë dhe skribët e pyetën:''Përse dishepujt e tu nuk sillen sipas traditës së pleqve, por hanë bukë pa i larë duart?''.
 
6 Por ai duke u përgjigjur u tha atyre:''Mirë profetizoi Isaia për ju, hipokritë, siç është shkruar:"Ky popull me buzë më nderon, por zemra e tyre rri larg meje.
 
7 Por kot më bëjnë një kult, duke mësuar doktrina, të cilat janë porosi nga njerëzit".
 
8 Duke lënë pas dore, pra, urdhërimin e Perëndisë, ju i përmbaheni traditës së njerëzve:larje brokash dhe kupash; dhe bëni shumë gjëra të tjera të ngjashme''.
 
9 U tha atyre akoma:''Ju jeni të shkathët për të anuluar urdhërimin e Perëndisë, për të zbatuar traditën tuaj.
 
10 E në fakt Moisiu tha:"Ndero atin tënd dhe nënën tënde", dhe:"Ai që mallkon atin ose nënën, të dënohet me vdekje".
 
11 Por ju thoni:"Në qoftë se dikush i thotë atit të vet ose nënës së vet:Gjithçka që mund të bëjë për ty është kurban, domethënë një ofertë Perëndisë",
 
12 nuk e lejoni atë të bëjë asgjë për atin e vet ose për nënën e vet,
 
13 duke e anuluar kështu fjalën e Perëndisë me traditën tuaj, që ju e keni trashëguar. Dhe ju po bëni shumë gjëra të tjera të ngjashme''.
 
14 Pastaj thirri gjithë turmën rreth vetes dhe i tha:''Më dëgjoni të gjithë dhe kuptoni:
 
15 Nuk ka asgjë jashtë njeriut që, duke hyrë në të, mund ta ndotë atë; përkundrazi janë ato gjëra që dalin prej tij që e ndotin.
 
16 Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!
 
17 Më pas, kur ai u kthye në shtëpi, larg turmës, dishepujt e vet e pyetën për kuptimin e shëmbëlltyrës.
 
18 Dhe ai u tha atyre:''Edhe ju qënkeni kaq të pamend? A nuk e kuptoni se çdo gjë që nga jashtë hyn te njeriu nuk mund ta ndotë,
 
19 sepse nuk i hyn në zemër, por në bark, dhe pastaj jashtëqitet në gjiriz?''. Duke folur kështu, ai i deklaroi të pastra të gjitha ushqimet.
 
20 Tha akoma:''Ajo që del nga njeriu, e bën atë të ndotur.
 
21 Sepse nga brenda, domethënë nga zemra e njeriut, dalin mendimet e mbrapshta, shkeljet e kurorës, kurvërimi, vrasjet,
 
22 vjedhjet, lakmitë, ligësitë, mashtrimet, pafytyrësia, smira, blasfemia, kryelartësia, budallallëku.
 
23 Të gjitha këto të mbrapshta dalin nga brenda dhe e ndotin njeriut''.
 
24 Pastaj u nis që andej dhe shkoi në krahinën e Tiros dhe të Sidonit; hyri në një shtëpi dhe donte që askush të mos e dinte, por nuk mundi të qëndrojë i fshehur.
 
25 Në fakt një grua, vajza e së cilës kishte një frymë e ndyrë, duke dëgjuar për Jezusin, erdhi dhe u hodh para këmbëve të tij.
 
26 Tani ajo grua ishte greke, me prejardhje sirofenikase; dhe iu lut që ta dëbonte demonin nga e bija;
 
27 por Jezusi i tha:''Lëri më parë fëmijët të ngopen, sepse nuk është mirë të merret buka e fëmijëve e t'u hidhet këlyshëve të qenve''.
 
28 Por ajo u përgjigj dhe i tha:''Mirë po flet, o Zot, por edhe këlyshët nën tryezë hanë thërimet e fëmijëve!''
 
29 Atëherë ai i tha:''Për këtë fjalën tënde, shko; demoni doli nga vajza jote!''.
 
30 Dhe ajo, kur u kthye në shtëpinë e vet, e gjeti të bijën në shtrat, dhe demoni i kishte dalë.
 
31 Mbasi u nis përsëri nga krahina e Tiros dhe e Sidonit, Jezusi arriti te deti i Galilesë, në mes të krahinës së Dekapolit.
 
32 Dhe i paraqitën një të shurdhët që mezi fliste, dhe iu lutën t'i vërë duart mbi të.
 
33 Si e mori veçmas, larg turmës, ia shtiu gishtrinjtë në vesh dhe mbasi e pështyu ia preku gjuhën.
 
34 Pastaj i drejtoi sytë nga qielli, psherëtiu dhe i tha:''Effatha'', që do të thotë:''Hapu!''.
 
35 Dhe menjëherë iu hapën veshët, iu zgjidh nyja e gjuhës dhe foli rrjedhshëm.
 
36 Dhe Jezusi i urdhëroi ata që të mos i tregojnë askujt; por sa më tepër ua ndalonte, aq më tepër ata e përhapnin.
 
37 Dhe, të habitur shumë, thonin:''Ai çdo gjë e ka bërë mirë:ai i bën që të shurdhët të dëgjojnë dhe memecët të flasin!''.
 
 

  [ Prev ] 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | [ Next ]