Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
2 i Mbretërve Chapter4
 
1 Një grua, bashkëshortja e një dishepulli të profetëve, i thirri Eliseut duke i thënë:"Shërbëtori yt, burri im, vdiq, dhe ti e di që shërbëtori yt kishte frikë nga Zoti; tani huadhënësi ka ardhur
 
2 Eliseu i tha:"Ç'duhet të bëj për ty? Më thuaj, çfarë ke në shtëpi?". Ajo u përgjigj:Shërbëtorja jote nuk ka asgjë në shtëpi përveç një ene të vogël me vaj".
 
3 Atëherë ai i tha:"Shko dhe kërko hua nga gjithë fqinjët e tu disa enë boshe; dhe mos u kërko pak.
 
4 Kur të kthehesh, mbyll portën prapa teje dhe bijve të tu, pastaj derdh vajin në tërë enët, duke vënë mënjanë ato që do të mbushen".
 
5 Ajo u largua prej tij dhe mbylli portën pas vetes dhe të bijve; këta i sillnin enët dhe ajo derdhte vajin në to.
 
6 Kur enët u mbushën, ajo i tha të birit:"Sillmë edhe një enë". Por ai iu përgjigj:"Nuk ka më enë". Dhe vaji u ndal.
 
7 Atëherë ajo shkoi t'ia njoftojë ngjarjen njeriut të Perëndisë, që i tha:"Shko të shesësh vajin dhe paguaj borxhin tënd; me atë që do teprojë, ke për të jetuar ti dhe bijtë e tu".
 
8 Ndodhi që një ditë Eliseu shkoi në Shunem, ku banonte një grua e pasur, dhe kjo e detyroi të hante pak ushqim. Kështu sa herë që ai kalonte andej, shkonte të hante tek ajo.
 
9 Ajo i tha burrit të saj:"Ja, unë jam e sigurt që ai që kalon gjithnjë te neve është një njeri i shenjtë i Perëndisë.
 
10 Të lutem, të ndërtojmë një dhomë të vogël me mur në katin e sipërm dhe të vëmë për të një shtrat, një tryezë, një karrige dhe një shandan; kështu, kur të vijë te ne, mund të rrijë në atë dhomë".
 
11 Një ditë që Eliseu po kalonte andej shkoi në dhomën lart dhe u shtri.
 
12 Pastaj i tha Gehazit, shërbëtorit të tij:"Thirre këtë Shunamite". Ai e thirri dhe ajo u paraqit përpara tij.
 
13 Pastaj Eliseu i tha shërbëtorit të tij:"I thuaj kështu:"Ja, ti ke treguar një kujdes të veçantë për ne; çfarë mund të bëj për ty? A dëshiron t'i them diçka në emrin tënd mbretit apo komandantit të ushtrisë?"". Ajo u përgjigj:
 
14 "Unë jetoj në mes të popullit tim". Atëherë Eliseu i tha:"Çfarë mund të bëj për të?". Gehazi u përgjigj:"Të thuash të vërtetën, ajo nuk ka fëmijë dhe burri i saj është i vjetër".
 
15 Eliseu i tha:"Thirre!". Ai e thirri dhe ajo u ndal te porta.
 
16 Atëherë Eliseu i tha:"Në këtë stinë, mot, ti do të përqafosh një bir". Ajo u përgjigj:"Jo, imzot; o njeri i Perëndisë, mos e gënje shërbëtoren tënde!".
 
17 Gruaja mbeti me barrë dhe lindi një djalë vitin tjetër, në po atë stinë siç i kishte thënë Eliseu.
 
18 Fëmija u rrit; një ditë që kishte vajtur tek i ati bashkë me korrësit,
 
19 i tha të atit:"Koka ime, koka ime!". I ati urdhëroi shërbëtorin e tij:"Çoje tek e ëma!".
 
20 Ky e mori dhe e çoi tek e ëma. Fëmija qëndroi në prehrin e saj deri në mesditë, pastaj vdiq.
 
21 Atëherë ajo u ngjit, u shtri në shtratin e njeriut të Perëndisë, mbylli portën prapa tij dhe doli.
 
22 Pastaj thirri burrin e saj dhe i tha:"Të lutem, më dërgo një nga shërbëtorët e tu dhe një gomare; po vrapoj te njeriu i Perëndisë dhe po kthehem".
 
23 Ai e pyeti:"Pse dëshiron të shkosh tek ai pikërisht sot? Nuk është as dita e hënës së re, as e shtuna". Ajo u përgjigj:"Çdo gjë do të shkojë mbarë!".
 
24 Pastaj vuri t'i shalojnë gomaren dhe urdhroi shërbëtorin e vet:"Më udhëhiq dhe shko përpara; mos e ngadalëso hapin për mua, veçse po ta urdhërova unë".
 
25 Kështu ajo u nis dhe shkoi te njeriu i Perëndisë, në malin Karmel. Sa e pa njeriu i Perëndisë nga larg, i tha Gehazit, shërbëtorit të tij:"Ja, Shunamitja!
 
26 Të lutem, shko ta takosh dhe i thuaj:"A je mirë? A është mirë burri yt? Dhe fëmija a është mirë?"". Ajo u përgjigj:"Janë mirë".
 
27 Kur arriti te njeriu i Perëndisë në mal, i përqafoi këmbët. Gehazi u afrua për ta larguar, por njeriu i Perëndisë i tha:"Lëre të qetë, sepse e ka shpirtin të trishtuar, dhe Zoti ma ka fshehur dhe nuk ma ka treguar".
 
28 Ajo tha:"A i kisha kërkuar, vallë një bir zotit tim? A nuk të kisha thënë vallë:"Mos më gënje"?".
 
29 Atëherë Eliseu i tha Gehazit:"Ngjeshe brezin, merr në dorë bastunin tim dhe nisu. Në qoftë se takon ndonjë njeri, mos e përshëndet; dhe në qoftë se dikush të përshëndet, mos iu përgjigj:do ta vendosësh bastunin tim mbi fytyrën e fëmijës".
 
30 E ëma e fëmijës i tha Eliseut:"Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron dhe që edhe ti rron, unë nuk do të të lë". Kështu Eliseu u ngrit dhe i shkoi pas.
 
31 Gehazi i kishte paraprirë dhe kishte vënë bastunin mbi fytyrën e fëmijës, por nuk pati as zë as përgjigje. Prandaj ai u kthye të takohet me Eliseun dhe i tregoi atë që i kishte ndodhur, duke i thënë:"Fëmija nuk u zgjua".
 
32 Kur Eliseu hyri në shtëpi, e pa fëmijën të vdekur dhe të shtrirë në shtratin e tij.
 
33 Atrëherë ai hyri, mbylli derën pas atyre të dyve dhe iu lut Zotit.
 
34 Pastaj hipi mbi shtratin dhe u shtri mbi fëmijën; vuri gojën e vet mbi gojën e tij, duart e veta mbi duart e tij; u shtri mbi të dhe mishi i fëmijës filloi të ngrohet.
 
35 Pastaj Eliseu u tërhoq prapa dhe shkoi sa andej e këtej nëpër shtëpi; pas kësaj u ngjit përsëri dhe u shtri mbi fëmijën; fëmija teshtiu shtatë herë dhe hapi sytë.
 
36 Atëherë ai thirri Gehazin dhe i tha:"Thirre Shunamiten". Ai e thirri; kur ajo arriti tek Eliseu, ky i tha:"Merre djalin tënd".
 
37 Ajo hyri dhe u hosh në këmbët e tij, duke u shtrirë për tokë; pastaj mori djalin e saj dhe doli.
 
38 Pasta Eliseu u kthye në Gilgal; kishte rënë zia e bukës në vend. Ndërsa dishepujt e profetëve ishin ulur përpara tij, ai i tha shërbëtorit të tij:"Vër mbi zjarr kusinë e madhe dhe përgatit një supë për dishepujt e profetit".
 
39 Njeri prej tyre që kishte dalë ndër fusha për të mbledhur barëra, gjeti një bimë të egër kacavarëse, prej së cilës mblodhi kolokuintidet dhe mbushi veshjen e tij me to; pastaj u kthye dhe i copëtoi në kusinë e supës, megjithëse nuk e dinte se ç'ishin.
 
40 Pastaj ua zbrazën supën burrave që ta hanin, por ata e provuan dhe thanë:"Vdekja është në kusi, o njeri i Perëndisë", dhe nuk mundën ta hanë.
 
41 Eliseu urdhëroi atëherë:"Më sillni miell". E hodhi në kusi, pastaj tha:"Ua zbrazni njerëzve që ta hanë". Dhe nuk kishte më asgjë të keqe në kusi.
 
42 Erdhi pastaj një njeri nga Baal-Shalila, që i solli njeriut të Perëndisë bukë nga korrja e parë; njëzet bukë prej elbi dhe disa kallinj gruri. Eliseu tha:"Jepjua njerëzve që ta hanë".
 
43 Por shërbëtori i tij u përgjigj:"Si mund ta shtroj këtë përpara njëqind vetave?". Eliseu urdhëroi përsëri:"Jepjua njerëzve që ta hanë, sepse kështu thotë Zoti:"Do të hanë dhe ka për të tepruar"".
 
44 Kështu ai e shtroi para njerëzve, që hëngrën dhe teproi sipas fjalës së Zotit.
 
 

  [ Prev ] 1 | 2 | 3 | | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | [ Next ]