Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
Veprat e Apostujve Chapter23
 
1 Pali, duke shikuar nga sinedri, tha:''Vëllezër, deri në këtë unë jam sjellë përpara Perëndisë me ndërgjegje krejt të mirë''.
 
2 Kryeprifti Anania u dha urdhër atëherë atyre që ishin pranë tij ta godisnin në gojë.
 
3 Atëherë Pali i tha:''Perëndia do të të godasë ty, o mur i zbardhur. Ti je ulur të më gjykosh sipas ligjit dhe, duke e nëpërkëmbur atë, jep urdhër të më godasin''.
 
4 Dhe ata që ishin të pranishëm thanë:''E fyen ti kryepriftin e Perëndisë?''.
 
5 Pali u përgjigj:''Nuk e dija, o vëllezër, se është kryeprift, sepse është shkruar:"Ti nuk do të flasësh keq për princin e popullit tënd"''.
 
6 Pali, pra, duke ditur se një pjesë ishte nga saducenj dhe tjetra nga farisenj, i thirri sinedrit:''Vëllezër, unë jam farise, bir farisenjsh; për shkak të shpresës dhe të ringjalljes të së vdekurve unë po gjykohem''.
 
7 Sapo tha këtë, lindi një grindje ndërmjet farisenjve dhe saducenjve, dhe kuvendi u përça;
 
8 sepse saducenjtë thonë se nuk ka ringjallje, as engjëll, as frymë, ndërsa farisenjtë pohojnë edhe njërën dhe tjetrën.
 
9 Atëherë u bë një zhurmë e madhe. Skribët e palës së farisenjve u çuan në këmbë dhe protestonin duke thënë:''Ne nuk gjejmë asgjë të keqe te ky njeri; dhe nëse i ka folur një frymë ose një engjëll të mos luftojmë kundër Perëndisë''.
 
10 Dhe duke qenë se grindja po shtohej, tribuni, nga druajtja se mos Pali bëhej copa-copa prej tyre, u dha urdhër ushtarëve të zbresin dhe ta heqin nga mesi i tyre, dhe ta çojnë përsëri në fortesë.
 
11 Një natë më pas, Zoti iu shfaq atij dhe tha:''Pal, kurajo, sepse sikurse ke dhënë dëshmi për mua në Jeruzalem, ashtu duhet të dëshmosh edhe në Romë''.
 
12 Kur zbardhi dita, disa Judenj kurdisën një komplot duke u lidhur me betim që të mos hanë dhe të mos pinë derisa të kenë vrarë Palin.
 
13 Ata që kishin bërë këtë komplot ishin më tepër se dyzet.
 
14 Ata u paraqitën para krerëve të priftërinjve dhe para pleqve dhe thanë:''Ne jemi lidhur me betim të mos vëmë gjë në gojë, derisa të vrasim Palin.
 
15 Ju, pra, me sinedrin, i bëni një kërkesë tribunit që t'jua sjellë nesër, gjoja se doni ta hetoni më thellë çështjen e tij; dhe ne, para se të afrohet, do të jemi gati ta vrasim''.
 
16 Por djali i motrës së Palit, si e mori vesh kurthin, rendi në fortesë dhe, mbasi hyri, i tregoi Palit.
 
17 Atëherë Pali thirri një nga centurionët pranë vetes dhe i tha:''Çoje këtë djalë tek kryemijëshi, sepse ka diçka për t'i thënë''.
 
18 Atëherë ai e mori dhe e çoi tek kryemijëshi dhe tha:''Pali, i burgosuri, më thirri dhe m'u lut të të sjell këtë djalë, sepse ka diçka për të të thënë''.
 
19 Atëherë kryemijësi e kapi për dore, e mori mënjanë dhe e pyeti:''Çfarë ke për të më thënë?''.
 
20 Ai tha:''Judenjtë janë marrë vesh që të të kërkojnë që nesër ta nxjerrësh Palin poshtë, në sinedër, se gjoja dashkan ta hetojnë më thellë çështjen e tij.
 
21 Prandaj ti mos ua vër veshin, sepse më shumë se dyzet burra nga ata kanë ngritur kurth kundër tij, sepse janë zotuar duke u lidhur me betim, të mos hanë e të mos pinë, derisa ta kenë vrarë; dhe tani janë gati dhe presin që ti t'ua lejosh atyre''.
 
22 Tribuni, pra, e la të shkojë djalin, duke e urdhëruar që të mos i tregojë kurrkujt se e kishte vënë në dijeni për këto gjëra.
 
23 Pastaj thirri dy centurionë dhe u tha:''Bëni gati që nga ora tre e natës dyqind ushtarë, shtatëdhjetë kalorës dhe dyqind shtizëmbajtës, për të shkuar deri në Cezare''.
 
24 Dhe u tha të bëjnë gati kuajt që ta hipte Pali dhe ta çonin shëndoshë e mirë te qeveritari Feliks.
 
25 Ai shkroi një letër me këtë përmbajtje:
 
26 ''Klaud Lisia, qeveritarit shumë të shkëlqyeshëm Feliks, shëndet.
 
27 Ky njeri ishte kapur nga Judenjtë që ishin gati ta vrisnin, kur ia mbërrita unë me ushtarët dhe e lirova, sepse mora vesh se ishte qytetar romak.
 
28 Dhe, duke dashur të di fajin për të cilin e akuzonin, e nxora para sinedrit të tyre.
 
29 Përfundova se e kishin akuzuar për çështje që lidheshin me ligjin e tyre dhe që ai nuk kishte asnjë faj që të meritonte vdekjen e as burgimin.
 
30 Dhe, kur më njoftuan për kurthin që Judenjtë i ngritën këtij njeriu, ta nisa menjëherë, duke u dhënë urdhër paditësve të parashtrojnë para teje ankimet që kanë kundër tij. Qofsh me shëndet!''.
 
31 Ushtarët, pra, sipas urdhrit të dhënë, morën në dorëzim Palin dhe e çuan natën në Antipatridë.
 
32 Të nesërmen, pasi ua lanë si detyrë kalorësve të shkojnë me të, u kthyen në fortesë.
 
33 Ata, pasi arritën në Cezare dhe ia dorëzuan letrën qeveritarit, i paraqitën edhe Palin.
 
34 Mbasi e lexoi letrën, qeveritari e pyeti Palin nga ç'krahinë ishte; dhe, kur mori vesh se ishte nga Kilikia,
 
35 i tha:''Unë do të të dëgjoj kur të mbrrijnë edhe paditësit e tu''. Dhe urdhëroi që ta ruanin në pretoriumin e Herodit.
 
 

  [ Prev ] 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | [ Next ]