Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
Fjalët e urta Chapter31
 
1 Fjalë të mbretit Lemuel, mesazhi profetik me të cilin e mësoi e ëma.
 
2 Çfarë të të them, biri im? Çfarë të të them, biri i barkut tim? Çfarë të të them, bir i zotimeve të mia?
 
3 Mos ua jep forcën tënde grave as jetën tënde asaj që shkatërron mbretërit.
 
4 Nuk u shkon mbretërve, o Lemuel, nuk u shkon mbretërve të pinë verë as princave të dëshirojnë pije dehëse,
 
5 sepse duke pirë të mos harrojnë ligjin dhe të mos shtrembërojnë të drejtën e të pikëlluarve.
 
6 Jepini pije dehëse atij që është duke vdekur dhe verë atij që e ka zemrën të hidhëruar.
 
7 Le të pijë për të harruar varfërinë e tij dhe për të mos kujtuar më hallet e tij.
 
8 Hape gojën tënde në favor të memecit, në mbrojtje të të gjithë atyre që janë lënë pas dore.
 
9 Hape gojën tënde, gjyko me drejtësi dhe mbro çështjen e të mjerit dhe të nevojtarit.
 
10 Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve.
 
11 Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo, dhe do të ketë gjithnjë fitime.
 
12 Ajo i bën të mira dhe jo të keqe tërë ditët e jetës së saj.
 
13 Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta.
 
14 Ajo u përngjan anijeve të tregëtarëve:e sjell ushqimin e saj nga larg.
 
15 Çohet që me natë për t'i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t'u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj.
 
16 Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.
 
17 Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj.
 
18 E kupton që tregëtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet.
 
19 Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbat e saj zënë boshtin.
 
20 I shtrin dorën të varfërit dhe i jep dorën nevojtarit.
 
21 Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë.
 
22 Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta.
 
23 Burri i saj nderohet te porta, kur ulet bashkë me pleqtë e vendit.
 
24 Përgatit rroba prej liri dhe i shet, i furnizon me breza tregtarët.
 
25 Forca dhe nderi janë rrobat e saj dhe qesh për ditët që do të vijnë.
 
26 Hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë.
 
27 Ajo mbikqyr si shkon shtëpia e vet dhe nuk ha bukën e përtacisë.
 
28 Bijtë e saj ngrihen dhe e shpallin fatlume; edhe burri i saj e lëvdon duke thënë:
 
29 "Shumë bija kanë bërë gjëra të mëdha, por ti i kalon të gjitha ato".
 
30 Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet.
 
31 I jepni frytin e duarve të saj, dhe vet veprat e saj le ta lëvdojnë te portat.
 
 

  [ Prev ] 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |