Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
Fjalët e urta Chapter2
 
1 Biri im, në rast se pranon fjalët e mia dhe i quan thesar urdhërimet e mia,
 
2 duke i vënë veshin diturisë dhe duke e prirur zemrën ndaj arsyes;
 
3 po, në rast se kërkon me ngulm gjykimin dhe ngre zërin për të siguruar mirëkuptim,
 
4 në rast se e kërkon si argjendin dhe fillon të rrëmosh si për një thesar të fshehur,
 
5 atëherë do të ndjesh frikën e Zotit dhe ke për të gjetur kuptimin e Perëndisë.
 
6 Sepse Zoti jep diturinë; nga goja e tij rrjedhin njohuria dhe arsyeja.
 
7 Ai mban rezervë për njerëzit e drejtë një ndihmë të fuqishme, një mburojë për ata që ecin me ndershmëri
 
8 për të mbrojtur shtigjet e drejtësisë dhe për të ruajtur rrugën e shenjtorëve të tij.
 
9 Atëherë do të kuptosh drejtësinë, barazinë, ndershmërinë dhe tërë rrugët e së mirës.
 
10 Kur dituria të të hyjë në zemër, edhe njohja do të jetë e këndshme për shpirtin tënd,
 
11 të menduarit do të kujdeset për ty dhe gjykimi do të të mbrojë,
 
12 për të të çliruar nga rruga e keqe, nga njerëzit që flasin për gjëra të këqija,
 
13 nga ata që braktisin shtigjet e ndershmërisë për të ecur në rrugët e territ,
 
14 që gëzohen kur bëjnë të keqen dhe ndjejnë kënaqësi në çoroditjet e njeriut të keq,
 
15 shtigjet e të cilit janë të shtrembëra dhe rrugët dredha-dredha,
 
16 për të të shpëtuar nga gruaja që ka shkelur kurorën, nga gruaja e huaj që përdor fjalë mikluese,
 
17 që ka braktisur shokun e rinisë së saj dhe ka harruar marrëveshjen e lidhur me Perëndinë.
 
18 Sepse shtëpia e saj zbret drejt vdekjes dhe shtigjet e saj drejt të vdekurve.
 
19 Asnjë prej atyre që shkojnë tek ajo nuk kthehet, asnjë nuk i arrin shtigjet e jetës.
 
20 Kështu do të mund të ecësh në rrugën e të mirëve dhe do të mbetesh në shtigjet e të drejtëve.
 
21 Sepse njerëzit e drejtë do të banojnë tokën dhe ata të ndershëm do të qëndrojnë aty;
 
22 por të pabesët do të shfarosen nga toka dhe shkelësit do të hiqen prej saj.
 
 

  [ Prev ] 1 | | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 | [ Next ]