Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
Numrat Chapter3
 
1 Këta janë pasardhësit e Aaronit dhe të Moisiut në kohën kur Zoti i foli Moisiut në malin Sinai.
 
2 Këta janë emrat e bijve të Aaronit:Nadabi, i parëlinduri, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.
 
3 Këta janë emrat e bijve të Aaronit, të vajosur si priftërinj, që ai i shenjtëroi për të shërbyer si priftërinj.
 
4 Nadabi dhe Abihu vdiqën para Zotit, kur ofruan një zjarr të palejueshëm para Zotit në shkretëtirën e Sinait; ata nuk patën bij. Kështu Eleazari dhe Ithamari shërbyen si priftërinj në prani të Aaronit, atit të tyre.
 
5 Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
 
6 "Afro fisin e Levitëve dhe paraqite para priftit Aaron, që të vihet në shërbim të tij.
 
7 Ata do të zbatojnë të gjitha udhëzimet e tij dhe do të kryejnë të gjitha detyrat që lidhen me tërë asamblenë para çadrës së mbledhjes, duke kryer shërbimin e tabernakullit.
 
8 Do të kujdesen për të gjitha orenditë e çadrës së mbledhjes dhe do të përmbushin të gjitha detyrimet e bijve të Izraelit, duke kryer shërbimin e tabernakullit.
 
9 Levitët do t'ua japësh Aaronit dhe bijve të tij; ata duhet t'u jepen plotësisht nga gjiri i bijve të Izraelit.
 
10 Ti do të vendosësh Aaronin dhe bijtë e tij në mënyrë që ata të kryejnë funksionet e priftërisë së tyre; por çdo i huaj tjetër që afrohet do të dënohet me vdekje".
 
11 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
 
12 "Ja, unë i mora Levitët nga gjiri i bijve të Izraelit në vend të çdo të parëlinduri që çel barkun e nënës midis bijve të Izraelit; prandaj Levitët do të jenë të mitë,
 
13 sepse çdo i parëlindur është imi; ditën që godita të gjithë të parëlindurit në vendin e Egjiptit, unë ia shenjtërova vetvetes të gjithë të parëlindurit në Izrael, qoftë të njerëzve, qoftë të kafshëve; ata do të jenë të mitë. Unë jam Zoti.
 
14 Pastaj Zoti i foli Moisiut në shkretëtirën e Sinait, duke i thënë:
 
15 "Bëj regjistrimin e bijve të Levit në bazë të shtëpive të etërve të tyre dhe të familjeve të tyre; do të bësh regjistrimin e të gjithë meshkujve një muajsh e lart".
 
16 Kështu Moisiu bëri regjistrimin simbas urdhërit të Zotit ashtu siç ishte urdhëruar.
 
17 Këta janë bijtë e Levit, simbas emrave të tyre:Gershon, Kehat dhe Merari.
 
18 Këta janë emrat e bijve të Gershonit, simbas familjeve të tyre:Libni dhe Shimei;
 
19 bijtë e Kehathit, simbas familjeve të tyre, ishin Amrami, Itsehari, Hebroni dhe Uzieli;
 
20 bijtë e Merarit, simbas familjeve të tyre, ishin Mahli dhe Mushi. Këto janë familjet e Levitëve, në bazë të shtëpive të etërve të tyre.
 
21 Nga Gershoni rrjedhin familja e Libnitëve dhe familja e Shimetëve; këto janë familjet e Gershonitëve.
 
22 Ata që u regjistruan, duke numëruar tërë meshkujt e moshës një muajsh e lart, ishin shtatë mijë e pesëqind.
 
23 Familjet e Gershonitëve duhet të zinin vend prapa tabernakullit, në drejtim të perëndimit.
 
24 I pari i shtëpisë së etërve të Gershonitëve ishte Eliasafi, bir i Laelit.
 
25 Detyrat e bijve të Gershonit në çadrën e mbledhjes kishin të bënin me tabernakullin, me çadrën dhe mbulesën e saj, me perden e hyrjes në çadrën e mbledhjes,
 
26 me perdet e oborrit, me perden në hyrjen e oborrit rreth tabernakullit dhe rreth altarit dhe litarët e tij për tërë shërbimin që u takonte.
 
27 Nga Kehathi rrjedhin familja e Amramitëve, familja e Itseharit, familja e Hebronitëve dhe familja e Uzielitëve; këto janë familjet e Kehathitëve.
 
28 Duke numëruar tërë meshkujt që ishin në moshë një muajsh e lart, kishte tetë mijë e gjashtëqind vetë, që kujdeseshin për shenjtëroren.
 
29 Familjet e bijve të Kehathit duhet të zinin vend në krahun jugor të tabernakullit.
 
30 I pari i shtëpisë së etërve të Kehathit ishte Elitsafani, bir i Uzielit.
 
31 Detyrat e tyre kishin të bënin me arkën, me tryezën, me shandanin, me altarët dhe me orenditë e shenjtërores me të cilat ata kryenin shërbimin, me velin dhe gjithë punën që lidhet me këto gjëra.
 
32 Princi i princave të Levitëve ishte Eleazari, bir i priftit Aaron; ai mbikqyrte ata që kujdeseshin për shenjtëroren.
 
33 Nga Merari rrjedhin familja e Mahlitëve dhe familja e Mushitëve; këto janë familjet e Merarit.
 
34 Ata që u regjistruan, duke numëruar tërë meshkujt nga mosha një muajsh e lart, ishin gjashtë mijë e dyqind.
 
35 Prijësi i shtëpisë së etërve të familjeve të Merarit ishte Tsurieli, bir i Abihailit. Ata duhet të zinin vend në krahun verior të tabernakullit.
 
36 Detyrat e caktuara për bijtë e Merarit kishin të bënin me dërrasat e tabernakullit, me traversat e tij, me shtyllat dhe bazat e tyre, me tërë veglat e tij dhe tërë punën që ka të bëjë me këto gjëra,
 
37 me shtyllat e oborrit rreth e qark, me bazat e tyre, me kunjat dhe me litarët e tyre.
 
38 Përpara tabernakullit, në krahun e tij lindor, përballë çadrës së mbledhjes, nga ana lindjes së diellit, duhet të zinin vend Moisiu, Aaroni dhe bijtë e tij; ata kujdeseshin për shenjtëroren duke plotësuar detyrat e bijve të Izraelit; por çdo i huaj tjetër që do të afrohej, do të dënohej me vdekje.
 
39 Tërë Levitët e regjistruar nga Moisiu dhe Aaroni në bazë të familjeve të tyre simbas urdhrit të Zotit, të gjithë meshkujt që nga mosha një muajsh e lart ishin njëzet mijë.
 
40 Pastaj Zoti i tha Moisiut:"Bëj regjistrimin e të gjithë të parëlindurve meshkuj ndër bijtë e Izraelit nga mosha një muajsh e lart dhe llogarit edhe emrat e tyre.
 
41 Do t'i marrësh Levitët për mua, unë jam Zoti, në vend të të gjithë të parëlindurve ndër bijtë e Izraelit dhe bagëtinë e Levitëve në vend të të parëlindurve ndër bagëtitë e bijve të Izraelit".
 
42 Kështu Moisiu bëri regjistrimin e të gjithë të parëlindurve ndër bijtë e Izraelit, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti.
 
43 Të gjithë të parëlindurit meshkuj që u regjistruan duke numëruar emrat e tyre nga mosha një muajsh e lart, ishin njëzet e dy mijë e dyqind e shtatëdhjetë e tre.
 
44 Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
 
45 "Merr Levitët në vend të të gjithë të parëlindurve të Izraelit, dhe bagëtinë e Levitëve në vend të bagëtisë së tyre; Levitët do të jenë të mitë. Unë jam Zoti.
 
46 Për shpengimin e dyqind e shtatëdhjetë e tre të parëlindur të Izraelit që e kalojnë numrin e Levitëve,
 
47 do të marrësh pesë sikla për frymë, simbas siklit të shenjtërores; sikli ka njëzet gere.
 
48 Paratë do t'ia japësh Aaronit dhe bijve të tij për të shpenguar ata që e kalojnë numrin e tyre".
 
49 Kështu Moisiu mori paratë e shpengimit nga ata që e kalonin numrin e të parëlindurve të shpenguar nga Levitët;
 
50 mori paratë e të parëlindurve të bijve të Izraelit; një mijë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë sikla, simbas siklit të shenjtërores.
 
51 Pastaj Moisiu paratë e atyre që ishin shpenguar ia dha Aaronit dhe bijve të tij, simbas urdhërit të Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
 
 

  [ Prev ] 1 | 2 | | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 | 32 | 33 | 34 | 35 | 36 | [ Next ]