Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
Numrat Chapter26
 
1 Pas fatkeqësisë, ndodhi që Zoti u foli Moisiut dhe Eleazarit, birit të priftit Aaron, duke u thënë:
 
2 "Bëni regjistrimin e tërë popullsisë së bijve të Izraelit, nga mosha njëzet e një vjeç e lart, në bazë të shtëpive të etërve të tyre, të të gjithë atyre që në Izrael mund të shkojnë në luftë".
 
3 Kështu Moisiu dhe prifti Eleazar u folën atyre në fushat e Moabit, pranë Jordanit, në bregun e kundërt të Jerikos, duke u thënë:
 
4 "Të bëhet regjistrimi i njerëzve nga mosha njëzet e një vjeç e lart ashtu si e ka urdhëruar Zoti Moisiun dhe bijtë e Izraelit, kur dolën nga vendi i Egjiptit".
 
5 Rubeni ishte i parëlinduri i Izraelit. Bijtë e tij qenë:Hanoku, prej të cilit rrjedh familja e Hanokitëve; Palu, prej të cilit rrjedh familja e Paluitëve;
 
6 Hetsroni, prej të cilit rrjedh familja e Hetsronitëve; Karmi, prej të cilit rrjedh familja e Karmitëve.
 
7 Këto janë familjet e Rubenitëve; ata që u regjistruan në radhët e tyre qenë dyzet e tre mijë e shtatëqind e tridhjetë veta.
 
8 I biri i Palus ishte Eliabi.
 
9 Djemtë e Eliabit qenë Nemueli, Dathani dhe Abirami. Këta janë po ai Datham dhe ai Abiram, anëtarë të këshillit, që ngritën krye kundër Moisiut dhe Aaronit së bashku me njerëzit e Koreut, kur ngritën krye kundër Zotit;
 
10 dhe toka hapi gojën e saj dhe i gëlltiti bashkë me Koreun, kur këta njerëz vdiqën dhe zjarri përpiu dyqind e pesëdhjetë njerëz në shenjë qortimi.
 
11 Por bijtë e Koreut nuk vdiqën.
 
12 Bijtë e Simeonit simbas familjeve të tyre qenë:nga Nemueli, familja e Nemuelitëve; nga Jamini, familja e Jaminitëve; nga Jakini, familja e Jakinitëve;
 
13 nga Zerahu, familja e Zerahitëve; nga Sauli, familja e Saulitëve.
 
14 Këto janë familjet e Simeonitëve:njëzet e dy mijë e dyqind veta.
 
15 Bijtë e Gadit simbas familjeve të tyre qenë:nga Tsefoni, familja e Tsefonitëve; nga Hagi, familja e Hagitëve; nga Shuni, familja e Shunitëve;
 
16 nga Ozni, familja e Oznitëve; nga Eri, familja e Eritëve;
 
17 nga Arodi, familja e Aroditëve; nga Areli, familja e Arelitëve.
 
18 Këto janë familjet e bijve të Gadit, në bazë të regjistrimit:dyzet mijë e pesëqind veta.
 
19 Bijtë e Judës ishin:Eri dhe Onani; por Eri dhe Onani vdiqën në vendin e Kanaanit.
 
20 Bijtë e Judës simbas familjeve të tyre qenë:nga Shelahu, familja e Shelanitëve; nga Peretsi, familja e Peretsitëve; nga Zerahu, familja e Zerahitëve.
 
21 Bijtë e Peretsit qenë:nga Hetsroni, familja e Hetsronitëve; nga Hamuli, familja e Hamulitëve.
 
22 Këto janë familjet e Judës në bazë të regjistrimit:shtatëdhjetë e gjashtë mijë e pesëqind veta.
 
23 Bijtë e Isakarit simbas familjeve të tyre ishin:nga Tola, familja e Tolaitëve; nga Puvahu, familja e Puvitëve;
 
24 nga Jashubi, familja e Jashubitëve; nga Shimroni, familja e Shimronitëve.
 
25 Këto janë familjet e Isakarit në bazë të regjistrimit:gjithsej gjashtëdhjetë e katër mijë e treqind.
 
26 Bijtë e Zabulonit simbas familjeve të tyre qenë:nga Seredi, familja e Sarditëve; nga Eloni, familja e Elonitëve; nga Jahleeli, familja e Jahleelitëve.
 
27 Këto janë familjet e Zabulonitëve në bazë të regjistrimit:gjithsej gjashtëdhjetë mijë e pesëqind.
 
28 Bijtë e Jozefit simbas familjeve të tyre qenë:Manasi dhe Efraimi.
 
29 Bijtë e Manasit qenë:nga Makiri, familja e Makiritëve. Makirit i lindi Galaadi; nga Galaadi rrodhi familja e Galaaditëve.
 
30 Këta janë bijtë e Galaadit:nga Jezeri, familja e Jezeritëve; nga Heleku, familja e Helekitëve;
 
31 nga Asrieli, familja e Asrielitëve; nga Shekemi, familja e Shekemitëve;
 
32 nga Shemida, familja e Shemidaitëve; nga Heferi, familja e Heferitëve.
 
33 Por Tselofehadi, bir i Heferit, nuk pati meshkuj, por vetëm vajza; dhe emrat e vajzave të Tselihadit qenë:Mahlah, Noah, Hoglah, Milkah dhe Thirtsah.
 
34 Këto janë familjet e Manasit; ata që u regjistruan qenë pesëdhjetë e dy mijë e shtatëqind.
 
35 Këto janë bijtë e Efraimit simbas familjeve të tyre; nga Shuthelahu, familja e Shuthelahitëve; nga Bekeri, familja e Bekeritëve; nga Tahani, familja e Tahanitëve.
 
36 Këto janë bijtë e Shuthelahut:nga Efrani, familja e Efranitëve.
 
37 Këto janë familjet e bijve të Efraimit në bazë të regjistrimit:gjithsej tridhjetë e dy mijë e pesëqind. Këta janë bijtë e Jozefit simbas familjeve të tyre.
 
38 Bijtë e Beniaminit simbas familjeve të tyre qenë:nga Bela, familja e Belaitëve; nga Ashbeli, familja e Ashbelitëve; nga Ahirami, familja e Ahiramitëve;
 
39 nga Shufami, familja e Shufamitëve; nga Hufami, familja e Hufamitëve.
 
40 Bijtë e Belas qenë:Ardi dhe Naamani; nga Ardi rrjedh familja e Arditëve; nga Naamani, familja e Naamitëve.
 
41 Këta janë bijtë e Beniaminit simbas familjeve të tyre. Ata që u regjistruan ishin dyzet e pesë mijë e gjashtëqind.
 
42 Këta janë bijtë e Danit simbas familjeve të tyre:nga Shuhami, familja e Shuhamitëve. Këta janë bijtë e Danit simbas familjeve të tyre.
 
43 Shuma e familjeve të Shuhamitëve në bazë të regjistrimit ishte gjashtëdhjetë e katër mijë e katërqind.
 
44 Bijtë e Asherit simbas familjeve të tyre qenë:nga Jimna, familja e Jimnitëve; nga Jishvi, familja e Jishvitëve; nga Beriahu, familja e Beriahitëve.
 
45 Nga bijtë e Beriahut:nga Heberi, familja e Heberitëve; nga Malkieli, familja e Malkialitëve.
 
46 Bija e Asherit quhej Serah.
 
47 Këto janë familjet e bijve të Asherit në bazë të regjistrimit:pesëdhjetë e tre mijë e katërqind.
 
48 Bijtë e Neftalit simbas familjeve të tyre qenë:nga Jahtseeli, familja e Jahtseelitëve; nga Guni, familja e Gunitëve;
 
49 nga Jetseri, familja e Jetseritëve; nga Shilemi, familja e Shilemitëve.
 
50 Këto janë familjet e Neftalit simbas familjeve të tyre. Ata që u regjistruan qenë dyzet e pesë mijë e katërqind.
 
51 Ata që u regjistruan nga bijtë e Izraelit qenë:gjashtëqind e një mijë e shtatëqind e tridhjetë veta.
 
52 Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
 
53 "Vendi do të ndahet midis tyre si trashëgimi, simbas numrit të personave.
 
54 Atyre që janë më të shumtë do t'u japësh në trashëgimi një pjesë më të madhe; atyre që janë në numër më të vogël do t'u japësh një pjesë më të vogël; secili do të marrë pjesën e tij në bazë të regjistrimit.
 
55 Por ndarja e vendit do të bëhet me short; ata do të marrin trashëgiminë e tyre në bazë të emrave të fiseve atërore.
 
56 Ndarja e trashëgimisë do të bëhet me short midis të gjitha fiseve të mëdha ose të vogla.
 
57 Dhe këta qenë ata që u regjistruan nga Levitët, simbas familjeve të tyre:nga Gershoni, familja e Gershonitëve; nga Kohathi, familja e Kohathitëve; nga Merari, familja e Meraritëve.
 
58 Këto janë familjet e Levit:familja e Libnitëve, familja e Hebronitëve, familja e Mahlitëve, familja e Mushitëve, familja e Korahitëve. Dhe Kohathit i lindi Amrami.
 
59 Gruaja e Amramit quhej Jokebed; ishte bijë e Levit dhe i kishte lindur Levit në Egjipt; në Amram ajo lindi Aaronin, Moisiun dhe Miriamin, motrën e tyre.
 
60 Aaronit i lindën Nadabi dhe Abihuri, Eleazari dhe Ithamari.
 
61 Por Nadabi dhe Abihu vdiqën kur i paraqitën Zotit një zjarr të palejueshëm.
 
62 Ata që u regjistruan në radhët e tyre qenë njëzet e tre mijë veta; të gjithë ishin meshkuj me moshë një muajsh e lart. Ata nuk u regjistruan bashkë me bijtë e tjerë të Izraelit, sepse atyre nuk iu dha asnjë trashëgimi midis bijve të Izraelit.
 
63 Këta janë ata që u regjistruan nga Moisiu dhe nga prifti Eleazar, që regjistruan bijtë e Izraelit në fushat e Moabit, pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos.
 
64 Midis tyre nuk kishte asnjë nga ata që u regjistruan nga Moisiu dhe nga prifti Aaron, kur ata regjistruan bijtë e Izaelit në shkretëtirën e Sinait,
 
65 sepse Zoti pat thënë për ata:"Ata do të vdesin, do të vdesin në shkretëtirë". Dhe prej tyre nuk mbeti as edhe një, me përjashtim të Kalebit, birit të Jenufehut, dhe të Jozueut, birit të Nunit.
 
 

  [ Prev ] 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 | 32 | 33 | 34 | 35 | 36 | [ Next ]