Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
Mateu Chapter27
 
1 Kur erdhi mëngjesi, të gjithë krerët e priftërinjve dhe pleqtë e popullit bënin këshill kundër Jezusit për ta vrarë.
 
2 Dhe, mbasi e lidhën, e çuan dhe e dorëzuan në duart e Ponc Pilatit, guvernatorit.
 
3 Atëherë Juda, që e kishte tradhtuar, kur pa se e dënuan Jezusin, u pendua dhe ua ktheu krerëve të priftërinjve dhe pleqve të tridhjetë siklat prej argjendi,
 
4 duke thënë:''Mëkatova duke tradhtuar gjakun e pafaj''. Por ata thanë:''Po ne ç'na duhet? Punë për ty!''.
 
5 Dhe ai, mbasi i hodhi siklat prej argjendi në tempull, u largua dhe shkoi e u var në litar.
 
6 Por krerët e priftërinjve i mblodhën këta denarë dhe thanë:''Nuk është e ligjshme t'i vëmë në thesarin e tempullit, sepse është çmim gjaku''.
 
7 Dhe, mbasi bënin këshill, me këtë denar blenë arën e poçarit për varreza të të huajve.
 
8 Prandaj këtë arë e quajtën deri ditën e sotme:"Ara e gjakut".
 
9 Atëherë u përmbush ç'ishte thënë nga profeti Jeremia që thotë:''Dhe i morën të tridhjetë monedhat prej argjendi, çmimin e atij që e çmuan, siç kishin çmuar bijtë e Izraelit;
 
10 dhe i shpenzuan për arën e poçarit, ashtu si më urdhëroi Zoti''.
 
11 Dhe Jezusi qëndroi para guvernatorit; dhe qeveritari e pyeti duke thënë:''A je ti mbreti i Judenjve?''. Dhe Jezusi i tha:''Ti po thua!''.
 
12 Pastaj krerët e priftërinjve dhe pleqtë e akuzuan, por ai nuk u përgjigjej fare.
 
13 Atëherë Pilati i tha:''A nuk po dëgjon sa gjëra po dëshmojnë kundër teje?''.
 
14 Por ai nuk iu përgjigj në asnjë fjalë, kështu që guvernatori u çudit shumë.
 
15 Tani me rastin e festave guvernatori e kishte zakon t'i lironte popullit një të burgosur, atë që populli kërkonte.
 
16 Kishin në ato kohë një të burgosur me nam, me emër Baraba.
 
17 Kur u mblodhën njerëzit, Pilati i pyeti ata:''Kë doni t'ju liroj, Barabën apo Jezusin, që quhet Krisht?''.
 
18 Sepse ai e dinte mirë se atë ia kishin dorëzuar nga smira.
 
19 Dhe ndërsa ai po rrinte në gjykatë, gruaja e tij i çoi fjalë:''Mos u përziej aspak me çështjen e atij të drejti, sepse sot kam vuajtur shumë në ëndërr për shkak të tij''.
 
20 Por krerët e priftërinjve dhe pleqtë ia mbushën mendjan turmës që të kërkonte Barabën, dhe Jezusi të vritej.
 
21 Dhe guvernatori duke vazhduar u tha atyre:''Cilin nga të dy doni që t'ju liroj?''. Ata thanë:''Barabën!''.
 
22 Pilati u tha atyre:''Ç'të bëj, pra, me Jezusin, që quhet Krisht?''. Të gjithë i thanë:''Të kryqëzohet!''.
 
23 Por guvernatori tha:''Po ç'të keqe ka bërë?''. Mirëpo ata po bërtisnin edhe më fort:''Të kryqëzohet!''.
 
24 Atëherë Pilati, duke parë se nuk po arrinte gjë, madje se trazimi po shtohej gjithnjë e më shumë, mori ujë dhe i lau duart para turmës, duke thënë:''Unë jam i pafaj për gjakun e këtij të drejti; mendojeni ju''.
 
25 Dhe gjithë populli duke u përgjigjur tha:''Le të jetë gjaku i tij mbi ne dhe mbi fëmijët tanë!''.
 
26 Atëherë ai ua liroi atyre Barabën; dhe mbasi e fshikulloi Jezusin, ua dorëzoi, që të kryqëzohet.
 
27 Atëherë ushtarët e guvernatorit, mbasi e çuan Jezusin në pretoriumin e guvernatorit, mblodhën rreth tij gjithë kohortën.
 
28 Dhe, pasi e zhveshën, i hodhën mbi trup një mantel të kuq.
 
29 Dhe i thurën një kurorë me ferra, ia vunë mbi krye dhe i dhanë një kallam në dorën e djathtë; dhe, duke u gjunjëzuar përpara tij, e përqeshnin duke thënë:''Tungjatjeta, o mbret i Judenjve!''.
 
30 Pastaj e pështynë, ia morën kallamin dhe me të i binin në kokë.
 
31 Dhe, mbasi e përqeshën, ia hoqën mantelin dhe e veshën me rrobat e tij; dhe e çuan për ta kryqëzuar.
 
32 Dhe duke dalë, takuan një njeri nga Kirena, që quhej Simon, të cilin e detyruan ta mbartë kryqin e Jezusit.
 
33 Dhe, kur arritën në vendin që quhej Golgota, domethënë "Vendi i kafkës",
 
34 i dhanë të pijë uthull të përzier me vrer; por ai, mbasi e provoi, nuk deshi ta pinte.
 
35 Mbasi e kryqëzuan, i ndanë me short rrobat e tij, që të përmbushej ç'ishte thënë nga profeti:''I ndanë ndërmjet tyre rrobat e mia dhe hodhën short mbi tunikën time''.
 
36 Pastaj u ulën dhe e ruanin.
 
37 Përmbi krye të tij, i vunë gjithashtu motivacionin e shkruar të dënimit të tij:''KY ÉSHTÉ JEZUSI, MBRETI I JUDENJVE''.
 
38 Atëhere u kryqëzuan bashkë me të dy cuba, njeri në të djathtën dhe tjetri në të majtën.
 
39 Dhe ata që kalonin andej e fyenin duke tundur kokën,
 
40 dhe duke thënë:''Ti që e shkatërron tempullin dhe e rindërton për tri ditë, shpëto vetveten; në qoftë se je Biri i Perëndisë, zbrit nga kryqi!''.
 
41 Po ashtu, edhe krerët e priftërinjve, bashkë me skribët dhe me pleqtë, duke e tallur, i thonin:
 
42 ''Ai i shpëtoi të tjerët dhe nuk mund të shpëtojë vetveten; në qoftë se është mbreti i Izraelit, le të zbresë tani nga kryqi dhe ne do të besojmë në të;
 
43 ai ka besuar në Perëndinë; le ta lirojë tani në qoftë se e do me të vërtetë, sepse ka thënë:"Unë jam Biri i Perëndisë"''.
 
44 Po ashtu e fyenin edhe cubat që ishin kryqëzuar me të.
 
45 Që nga ora gjashtë deri në orën nëntë errësira e mbuloi gjithë vendin.
 
46 Rreth orës nëntë, Jezusi briti me zë të lartë duke thënë:''Eli, Eli, lama sabaktani?''. Domethënë:''Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?''.
 
47 Dhe disa nga të pranishmit, kur e dëgjuan, thanë:''Ky po thërret Elian''.
 
48 Dhe në atë çast një nga ata vrapoi, mori një sfungjer, e zhyti në uthull dhe, mbasi e vuri në majë të një kallami, ia dha për ta pirë.
 
49 Por të tjerët thonin:''Lëre, të shohim në se do të vijë Elia për ta shpëtuar''.
 
50 Dhe Jezusi bërtiti edhe një herë me zë të lartë dhe dha frymë.
 
51 Dhe ja, veli i tempullit u shqye në dy pjesë, nga maja e deri në fund; toka u drodh dhe shkëmbinjtë u çanë;
 
52 varret u hapën dhe shumë trupa të të shenjtëve që flinin u ringjallën;
 
53 dhe, të dalë nga varret mbas ringjalljes së Jezusit, hynë në qytetin e shenjtë dhe iu shfaqën shumëkujt.
 
54 Tani centurioni dhe ata që bashkë me të ruanin Jezusin, kur panë tërmetin dhe ngjarjet e tjera, u trembën shumë dhe thanë:''Me të vërtetë ky ishte Biri i Perëndisë!''.
 
55 Ishin aty edhe shumë gra që vërenin nga larg; ato e kishin ndjekur Jezusin që nga Galilea për t'i shërbyer;
 
56 midis tyre ishte Maria Magdalena, Maria, nëna e Jakobit dhe e Ioseut; dhe nëna e bijve të Zebedeut.
 
57 Edhe si u ngrys, erdhi një njeri i pasur nga Arimatea, me emër Jozef, i cili ishte edhe vet dishepull i Jezusit.
 
58 Ai shkoi te Pilati dhe i kërkoi trupin e Jezusit. Atëherë Pilati dha urdhër që t'ia dorëzonin trupin.
 
59 Dhe Jozefi, mbasi e mori trupin, e mbështolli me një pëlhurë të pastër,
 
60 dhe e vendosi në varrin e vet të ri, që ai kishte hapur në shkëmb; pastaj rrokullisi një gur të madh në hyrje të varrit dhe u largua.
 
61 Dhe Maria Magdalena dhe Maria tjetër rrinin aty, ulur përballë varrit.
 
62 Dhe të nesërmen, që ishte mbas ditës së Përgatitjes, krerët e priftërinjve dhe farisenjtë u mblodhën te Pilati,
 
63 duke thënë:''Zot, na ra në mend se ai mashtruesi, sa ishte gjallë, tha:"Pas tri ditësh unë do të ringjallem".
 
64 Prandaj urdhëro që varri të ruhet mirë deri në ditën e tretë, se mos vijnë dishepujt e tij natën e ta vjedhin trupin dhe pastaj t'i thonë popullit:"U ringjall së vdekuri"; kështu mashtrimi i fundit do të ishte më i keq se i pari''.
 
65 Por Pilati u tha atyre:''Rojen e keni; shkoni dhe e siguroni varrin, si t'ju duket më mirë''.
 
66 Dhe ata, pra, shkuan dhe e siguruan varrin dhe, përveç rojës, vulosën gurin.
 
 

  [ Prev ] 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | [ Next ]