Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
Mateu Chapter22
 
1 Dhe Jezusi, nisi përsëri t'u flasë atyre me shëmbëlltyra, duke thënë:
 
2 ''Mbretëria e qiejve i ngjan një mbreti, i cili përgatiti dasmën e të birit.
 
3 Dhe dërgoi shërbëtorët e vet për të thirrur të ftuarit në dasmë, por ata nuk deshën të vijnë.
 
4 Dërgoi përsëri shërbëtorë të tjerë duke thënë:"U thoni të ftuarve:Ja unë e kam shtruar drekën time, viçat e mi dhe bagëtia ime e majmur janë therur dhe gjithçka është gati; ejani në dasmë".
 
5 Por ata, pa e përfillur, shkuan:dikush në arën e vet e dikush në punët e veta.
 
6 Dhe të tjerët, mbasi kapën shërbëtorët e tij, i shanë dhe i vranë.
 
7 Mbreti atëhërë, kur dëgjoi këtë, u zemërua dhe dërgoi ushtritë e veta për të shfarosur ata gjaksorë dhe dogji qytetin e tyre.
 
8 Atëherë u tha shërbëtorëve të vet:"Dasma është gati, por të ftuarit nuk ishin të denjë.
 
9 Shkoni, pra, në udhëkryqe dhe ftoni në dasmë këdo që të gjeni."
 
10 Dhe ata shërbëtorët dolën nëpër rrugë, mblodhën të gjithë ata që gjetën, të këqij dhe të mirë, dhe vendi i dasmës u mbush me të ftuar.
 
11 Atëherë mbreti hyri për të parë të ftuarit dhe gjeti aty një njeri që nuk kishte veshur rrobë dasme;
 
12 dhe i tha:"Mik, si hyre këtu pa pasur rrobë dasme?". Dhe ai mbylli gojën.
 
13 Atëherë mbreti u tha shërbëtorëve:"Lidheni duar dhe këmbë, kapeni dhe hidheni në errësirat e jashtme. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh".
 
14 Sepse shumë janë të thirrur, por pak janë të zgjedhur''.
 
15 Atëherë farisenjtë u veçuan dhe bënin këshill se si ta zinin gabim në fjalë.
 
16 Dhe i dërguan dishepujt e tyre bashkë me herodianët, për t'i thënë:''Mësues, ne e dimë se ti je i vërtetë dhe që mëson udhën e Perëndisë në të vërtetë, pa marrë parasysh njeri, sepse ti nuk shikon pamjen e jashtme të njerëzve.
 
17 Na thuaj, pra:Si e mendon? A është e ligjshme t'i paguhet taksa Cezarit apo jo?''.
 
18 Por Jezusi, duke e njohur ligësinë e tyre, tha:''Pse më tundoni, o hipokritë?
 
19 Më tregoni monedhën e taksës''. Atëherë ata i treguan një denar.
 
20 Dhe ai u tha atyre:''E kujt është kjo fytyrë dhe ky mbishkrim?''.
 
21 Ata i thanë:''E Cezarit''. Atëherë ai u tha atyre:''Jepni, pra, Cezarit atë që i përket Cezarit dhe Perëndisë atë që i përket Perëndisë''.
 
22 Dhe ata, kur e dëgjuan këtë, u mrekulluan, e lanë, dhe ikën.
 
23 Po atë ditë erdhën tek ai saducenjtë, të cilët thonë se nuk ka ringjallje, dhe e pyetën
 
24 duke thënë:''Mësues, Moisiu ka thënë:"Në se dikush vdes pa lënë fëmijë, i vëllai le të martohet me gruan e tij, për t'i lindur trashëgimtarë vëllait të tij.
 
25 Tani ndër ne ishin shtatë vëllezër; i pari u martua dhe vdiq dhe duke mos pasë trashëgimtarë, ia la gruan vëllait të vet.
 
26 Kështu edhe i dyti dhe i treti, deri tek i shtati.
 
27 Në fund vdiq edhe gruaja.
 
28 Në ringjallje, pra, e kujt nga këta të shtatë do të jetë grua? Sepse të gjithë e patën gruaja''.
 
29 Por Jezusi, duke u përgjigjur u tha atyre:''Ju bëni gabim, sepse nuk e kuptoni as Shkrimin as pushtetin e Perëndisë.
 
30 Në ringjallje, pra, as martohen as martojnë, por ata do të jenë në qiell si engjëjt e Perëndisë.
 
31 Pastaj sa për ringjalljen e të vdekurve, a nuk e keni lexuar ç'ju ishte thënë nga Perëndia kur thotë:
 
32 "Unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe i Jakobit"? Perëndia nuk është Perëndia i të vdekurve, por i të gjallëve''.
 
33 Dhe turmat, kur i dëgjuan këto gjëra, habiteshin nga doktrina e tij.
 
34 Atëherë farisenjtë, kur dëgjuan se ai ua kishte zënë gojën saducenjve, u mblodhën tok.
 
35 Dhe një nga ata, mësues i ligjit, e pyeti për të vënë në provë, duke thënë:
 
36 ''Mësues, cili është urdhërimi i madh i ligjit?''.
 
37 Dhe Jezusi i tha:''"Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde".
 
38 Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi.
 
39 Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është:"Duaje të afërmin tënd porsi vetveten".
 
40 Nga këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët''.
 
41 Tani, kur u mblodhën farisenjtë, Jezusi i pyeti:
 
42 ''Ç'u duket juve për Krishtin? Biri i kujt është?''. Ata i thanë:''I Davidit''.
 
43 Ai u tha atyre:''Si pra Davidi, në Frymë, e quan Zot, duke thënë:
 
44 "Zoti i ka thënë Zotit tim:Ulu në të djathtën time, deri sa unë t'i vë armiqtë e tu si stol të këmbëve të tua"?
 
45 Në qoftë se Davidi e quan Zot, si mund të jetë biri i tij?''.
 
46 Por asnjë nuk ishte në gjendje t'i përgjigjej; dhe, që nga ajo ditë, askush nuk guxoi ta pyesë më.
 
 

  [ Prev ] 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | [ Next ]