Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
Luka Chapter3
 
1 Tani në vitin e pesëmbëdhjetë të mbretërimit të Tiberit Cezar, kur Ponc Pilati ishte qeveritari i Judesë, Herodi tetrarku i Galilesë, i vëllai, Filipi, tetrarku i Itureas dhe i krahinës së Trakonitidës dhe Lizania tetrarku i Abilenës,
 
2 nën kryepriftërinjtë Ana dhe Kajfa, fjala e Perëndisë iu drejtua Gjonit, birit të Zakarias, në shkretëtirë.
 
3 Atëherë ai e përshkoi gjithë krahinën përreth Jordanit, duke predikuar një pagëzim pendimi për faljen e mëkateve,
 
4 ashtu siç është shkruar në librin e fjalëve të profetit Isaia, që thotë:''Ja zëri i njërit që bërtet në shkretirë:Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij!
 
5 Çdo luginë të jetë e mbushur dhe çdo mal e kodër të jetë sheshuar; vendet dredha-dredha të drejtohen dhe rrugët e vështira të sheshohen
 
6 dhe çdo mish do të shohë shpëtimin e Perëndisë''.
 
7 Ai, pra, u thoshte turmave që shkonin të pagëzoheshin prej tij:''Pjellë nepërkash, kush ju ka mesuar t'i arratiseni zemërimit që po vjen?
 
8 Bëni, pra, fryte të denja pendimi dhe mos filloni të thoni brenda jush:"Ne kemi Abrahamin për Atë", sepse unë po ju them se Perëndia mund t'i nxjerrë fëmijë Abrahamit edhe nga këta gurë.
 
9 Tashmë sëpata u vu në rrënjë të pemëve; çdo pemë që nuk jep fryt të mirë do të pritet dhe do të hidhet në zjarr''.
 
10 Dhe turmat e pyesnin, duke thënë:''Dhe ne, pra, ç'të bëjmë?''.
 
11 Atëherë ai, duke përgjigjur, u tha atyre:''Ai që ka dy tunika le t'i ndajë me atë që s'ka, dhe ai që ka të hajë le të veprojë po kështu''.
 
12 Tani erdhën edhe disa tagrambledhës që të pagëzohen dhe e pyetën:''Mësues, ç'duhet të bëjmë?''.
 
13 Dhe ai u tha atyre:''Mos vilni asgjë më tepër nga sa ju është urdhëruar''.
 
14 Edhe ushtarët e pyetën duke thënë:''Dhe ne, ç'duhet të bëjmë?''. Dhe ai u tha atyre:''Mos i bëni shantazh asnjeriu, mos i bëni akuza të rreme kurrkujt dhe jini të kënaqur me pagën tuaj!''.
 
15 Dhe populli ishte në pritje dhe të gjithë pyesnin në zemrat e veta nëse Gjoni ishte Krishti vetë.
 
16 Gjoni u përgjigj duke u thënë të gjithëve:''Unë ju pagëzoj me ujë; por vjen ai që është më i fortë nga unë, të cilit unë nuk jam i denjë as t'ia zgjidh lidhëset e sandaleve; ai do t'ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarr.
 
17 Ai mban në dorë lopatën e vet, për ta pastruar krejt lëmin e vet dhe për të mbledhur grurin në hambarin e tij, por bykun do ta djegë me zjarr që nuk shuhet''.
 
18 Kështu ai e ungjillizonte popullin duke e këshilluar me shumë mënyra të tjera.
 
19 Por Herodi, tetraku, mbasi u qortua prej tij për shkak të Herodiadës, gruas së vëllait të tij Filipit, dhe për të gjitha mbrapshtitë që ai kishte kryer,
 
20 U shtoi të gjitha të tjerave edhe këtë, domethënë e futi Gjonin në burg.
 
21 Tani, si u pagëzua gjithë populli, edhe Jezusi u pagëzua; dhe ndërsa po lutej, qielli u hap
 
22 dhe Fryma e Shenjtë zbriti mbi të, në trajtën trupore si të pëllumbit, dhe nga qielli erdhi një zë, që thoshte:''Ti je Biri im i dashur, në ty unë jam kënaqur!''.
 
23 Dhe Jezusi ishte rreth tridhjetë vjeç; dhe e pandehnin se ishte bir i Jozefit, bir i Elit;
 
24 bir i Mathatit, bir i Levit, bir i Melkit, bir i Janas, bir i Jozefit;
 
25 bir i Matathias, bir i Amosit, bir i Naumit, bir i Eslit, bir i Nagait;
 
26 bir i Maathit, bir i Matathias, bir i Semeit, bir i Jozefit, bir i Judës;
 
27 bir i Joannas, bir i Resas, bir i Zorobabelit, bir i Salatielit, bir i Nerit;
 
28 bir i Melkit, bir i Adit, bir i Kosamit, bir i Elmodamit, bir i Erit;
 
29 bir i Joseut, bir i Eliezerit, bir i Iorimit, bir i Mathatit, bir i Levit;
 
30 bir i Simeonit, bir i Judës, bir i Jozefit, bir i Jonanit, bir i Eliakimit;
 
31 bir i Meleas, bir i Menas, bir i Matathas, bir i Natanit, bir i Davidit;
 
32 bir i Jeseut, bir i Obedit, bir i Boozit, bir i Salmonit, bir i Naasonit;
 
33 bir i Aminadabit, bir i Aramit, bir i Esromit, bir i Faresit, bir i Judës;
 
34 bir i Jakobit, bir i Isakut, bir i Abrahamit, bir i Tares, bir i Nakorit;
 
35 bir i Serukut, bir i Ragaut, bir i Pelekut, bir i Eberit, bir i Selës;
 
36 bir i Kainanit, bir i Arfaksadit, bir i Semit, bir i Noeut, bir i Lamekut;
 
37 bir i Mathusalës, bir i Enokut, bir i Jaredit, bir i Mahalaleelit, bir i Kainanit;
 
38 bir i Enosit, bir i Setit, bir i Adamit, i Perëndisë.
 
 

  [ Prev ] 1 | 2 | | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | [ Next ]