Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
Luka Chapter20
 
1 Dhe në një nga ato ditë ndodhi që, ndërsa ai po mësonte popullin në tempull dhe predikonte ungjillin, erdhën krerët e priftërinjve dhe skribët bashkë me pleqtë,
 
2 dhe i thanë:''Na trego me ç'autoritet i bën këto gjëra; ose kush është ai që ta dha ty këtë pushtet?''.
 
3 Dhe ai duke u përgjigjur, u tha atyre:''Edhe unë do t'ju pyes një gjë dhe ju m'u përgjigjni:
 
4 Pagëzimi i Gjonit vinte nga qielli apo nga njerëzit?''.
 
5 Dhe ata arsyetonin në mes tyre duke thënë:''Po të themi prej qiellit, ai do të na thotë:"Atëherë përse nuk i besuat?".
 
6 Kurse po t'i themi prej njerëzve, gjithë populli do të na vrasë me gurë, sepse ai është i bindur se Gjoni ishte një profet''.
 
7 Prandaj u përgjigjen se nuk dinin nga vinte.
 
8 Atëherë Jezusi u tha atyre:''As unë nuk po ju them me ç'pushtet i bëj këto gjëra''.
 
9 Pastaj filloi t'i tregojë popullit këtë shëmbëlltyrë:''Një njeri mbolli një vresht, ua besoi disa vreshtarëve dhe iku larg për një kohë të gjatë.
 
10 Në kohën e të vjelave, dërgoi një shërbëtor tek ata vreshtarë që t'i jepnin pjesën e vet nga prodhimi i vreshtit; por vreshtarët e rrahën atë dhe e kthyen duarbosh.
 
11 Ai dërgoi përsëri një shërbëtor tjetër; por ata, pasi e rrahën dhe e shanë edhe atë, e kthyen duarbosh.
 
12 Ai dërgoi edhe një të tretë, por ata e plagosën edhe atë dhe e përzunë.
 
13 Atëherë i zoti i vreshtit tha:"Çfarë duhet të bëj? Do të dërgoj djalin tim të dashur. Ndoshta, duke e parë atë, do ta respektojnë!".
 
14 Por vreshtarët, kur e panë, thanë midis tyre:"Ky është trashëgimtari; ejani e ta vrasim që trashëgimia të na mbetet neve".
 
15 Kështu e nxorën jashtë vreshtit dhe e vranë. Ç'do t'u bëjë, pra, këtyre, i zoti i vreshtit?
 
16 Ai do të vijë, do t'i vrasë ata vreshtarë dhe do t'ua japë vreshtin të tjerëve''. Por ata, kur e dëgjuan këtë, thanë:''Kështu mos qoftë''.
 
17 Atëherë Jezusi, duke i shikuar në fytyrë, tha:''Ç'është, pra, ajo që është shkruar:"Guri që ndërtuesit e kanë hedhur poshtë u bë guri i qoshes"?
 
18 Kushdo që do të bjerë mbi këtë gur do të bëhet copë-copë, dhe ai mbi të cilin do të bjerë guri, do të dërrmohet''.
 
19 Në këtë moment, krerët e priftërinjve dhe skribët kërkuan të vënë dorë në të, sepse e morën vesh se ai e kishte treguar atë shëmbëlltyrë për ata, por kishin frikë nga populli.
 
20 Ata e përgjonin me kujdes dhe i dërguan disa spiunë të cilët, duke u paraqitur si njerëz të drejtë, ta zinin në gabim në ndonjë ligjëratë dhe pastaj t'ia dorëzonin pushtetit dhe autoritetit të guvernatorit.
 
21 Këta e pyetën duke thënë:''Mësues ne e dimë se ti flet dhe mëson drejt dhe që nuk je aspak i anshëm, por mëson rrugën e Perëndisë në të vërtetë.
 
22 A është e lejueshme për ne t'i paguajmë taksë Cezarit apo jo?''.
 
23 Por ai, duke e kuptuar ligësinë e tyre, u tha atyre:''Përse më provokoni?
 
24 Më tregoni një denar:e kujt është fytyra dhe mbishkrimi që ka?''. Dhe ata, duke përgjigjur, thanë:''E Cezarit''.
 
25 Atëherë ai u tha atyre:''I jepni, pra, Cezarit atë që i përket Cezarit, dhe Perëndisë atë që është e Perëndisë''.
 
26 Dhe nuk mundën ta zënë në gabim në ligjëratën e tij përpara popullit dhe, të habitur nga përgjigjja e tij, heshtën.
 
27 Pastaj iu afruan disa saducej, të cilët mohojnë se ka ringjallje, dhe e pyetën,
 
28 duke thënë:''Mësues, Moisiu na la të shkruar që, nëse vëllai i dikujt vdes kishte grua dhe vdiq pa lënë fëmijë, i vëllai ta marrë gruan e tij dhe t'i ngjallë pasardhës vëllait të vet.
 
29 Tashti, ishin shtatë vëllezër; i pari u martua dhe vdiq pa lënë fëmijë.
 
30 I dyti e mori për grua dhe vdiq edhe ai pa lënë fëmijë.
 
31 E mori pastaj i treti; dhe kështu që të shtatë vdiqën pa lënë fëmijë.
 
32 Dhe pas tyre vdiq edhe gruaja.
 
33 Atëherë, në ringjallje, e kujt do të jetë grua? Sepse që të shtatë e patën grua''.
 
34 Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, tha atyre:''Bijtë e kësaj bote martohen dhe martojnë;
 
35 por ata që do të gjenden të denjë të kenë pjesë në botën tjetër dhe në ringjalljen e të vdekurve, nuk martohen dhe nuk martojnë;
 
36 ata as nuk mund të vdesin më, sepse janë si engjëjt dhe janë bij të Perëndisë, duke qenë bij të ringjalljes.
 
37 Dhe se të vdekurit do të ringjallen, e ka deklaruar vetë Moisiu në pjesën e ferrishtes, kur e quan Zot, Perëndinë e Abrahamit, Perëndinë e Isakut dhe Perëndinë e Jakobit.
 
38 Ai nuk është perëndi i të vdekurve, por i të gjallëve, sepse të gjithë jetojnë për të''.
 
39 Atëherë disa skribë morën fjalën dhe thanë:''Mësues, mirë fole''.
 
40 Dhe nuk guxuan më t'i bëjnë asnjë pyetje.
 
41 Dhe ai i tha atyre:''Vallë, si thonë se Krishti është Bir i Davidit?
 
42 Vetë Davidi, në librin e Psalmeve, thotë:"Zoti i tha Zotit tim:Ulu në të djathtën time,
 
43 derisa unë t'i vë armiqtë e tu si stol të këmbëve të tua".
 
44 Davidi, pra, e quan Zot; si mund të jetë bir i tij?''.
 
45 Dhe, ndërsa gjithë populli po e dëgjonte, ai u tha dishepujve të vet:
 
46 ''Ruhuni nga skribët, të cilët shëtisin me kënaqësi me rroba të gjata, duan t'i përshëndesin nëpër sheshe, të jenë në vendet e para në sinagoga dhe në kryet e vendit nëpër gosti;
 
47 ata gllabërojnë shtëpitë e te vejave dhe, për t'u dukur, bëjnë lutje të gjata. Ata do të marrin një dënim më të rëndë''.
 
 

  [ Prev ] 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | [ Next ]