Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
Gjyqtarët Chapter15
 
1 Mbas një farë kohe, kur korret gruri, Sansoni shkoi të vizitojë të shoqen, duke pasur me vete një kec, dhe tha:"Dua të hyj në dhomë te gruaja ime". Por i ati i saj nuk e lejoi të hyjë,
 
2 dhe i tha:"Mendoja pikërisht që ti e urren, prandaj ia dhashë shokut tënd; a nuk është më e bukur motra e saj më e vogël? Merre, pra, në vend të saj".
 
3 Sansoni iu përgjegj atyre:"Këtë herë nuk do të kem asnjë faj ndaj Filistejve në rast se do t'u bëj ndonjë të keqe".
 
4 Kështu Sansoni shkoi dhe kapi treqind dhelpra; pastaj mori pishtarë, i ktheu dhelprat bisht më bisht dhe i vuri nga një pishtar midis dy bishtave.
 
5 Pastaj ndezi pishtarët dhe i la dhelprat të iknin nëpër fushat e grurit të Filistejve, dhe dogji demetet dhe grurin akoma në këmbë madje edhe vreshtat dhe ullishtat.
 
6 Atëherë Filistejtë pyetën:"Kush e bëri këtë?". Muarrën këtë përgjigje:"Sansoni, dhëndri i burrit të Timnahut, sepse ky mori gruan dhe ia dha si bashkëshorte shokut të tij". Kështu Filistejtë u ngritën dhe i vunë flakën asaj dhe atit të saj.
 
7 Sansoni u tha atyre:"Me qenë se keni bërë këtë gjë, unë do të hakmerrem sigurisht kundër jush dhe pastaj do të rri".
 
8 Kështu i goditi në mënyrë të pamëshirshme, duke bërë kërdi të madhe. Pastaj zbriti dhe qendroi në shpellën e shkëmbit të Etamit.
 
9 Atëherë Filistejtë dolën, ngritën kampin e tyre në Juda dhe u shtrinë deri në Lehi.
 
10 Njerëzit e Judës u thanë atyre:"Pse dolët kundër nesh?". Ata iu përgjigjën:"Dolëm për të kapur Sansonin dhe për t'i bërë atij atë që ai na ka bërë neve".
 
11 Atëherë tre mijë burra të Judës zbritën në shpellën e shkëmbit të Etamit dhe i thanë Sansonit:"Nuk e di që Filistejtë na sundojnë? Çfarë na bëre kështu?". Ai u përgjegj kështu:"Atë që më bënë mua, unë ua bëra atyre".
 
12 Ata i thanë:"Ne kemi zbritur që të të kapim dhe të të dorëzojmë në duart e Filistejve". Sansoni u përgjegj:"Betohuni që ju nuk do të më vrisni".
 
13 Atëherë ata i folën duke thënë:"Jo, vetëm do të të lidhim dhe do të të dorëzojmë në duart e tyre; por me siguri nuk do të të vrasim". Kështu e lidhën me dy litarë të rinj dhe e nxorën nga shpella.
 
14 Kur arriti në Lehi, Filistejtë i dolën përpara me klithma gëzimi; por Fryma e Zotit erdhi fuqishëm mbi të dhe litarët që kishte në krahë u bënë si fije liri që digjen; dhe lidhjet i ranë nga duart.
 
15 Gjeti pastaj një nofull gomari akoma të freskët, shtriu dorën dhe e kapi; me të vrau një mijë njerëz.
 
16 Atëherë Sansoni tha:"Me një nofull gomari, pirgje mbi pirgje! Me një nofull gomari vrava një mijë njerëz".
 
17 Kur mbaroi së foluri hodhi nofullën dhe e quajti atë vend Ramath-Lehi.
 
18 Pastaj pati një etje të madhe dhe kërkoi ndihmën e Zotit, duke thënë:"Ti lejove këtë çlirim të madh me dorën e shërbëtorit tënd, por a duhet të vdes unë tani nga etja dhe të bie në duart e atyre që nuk janë rrethprerë?".
 
19 Atëherë Perëndia çau shkëmbin e lugët që ndodhet në Lehi dhe doli ujë prej tij. Ai piu ujë, fryma i tij u gjallërua dhe ai mori jetë. Prandaj e quajti këtë burim En-Hakore; ajo ekziston në Lehi edhe sot.
 
20 Sansoni qe gjyqtar i Izraelit për njëzet vjet në kohën e Filistejve.
 
 

  [ Prev ] 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | [ Next ]