Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
Gjoni Chapter2
 
1 Tri ditë më vonë po bëhej një dasmë në Kanë të Galilesë, dhe nëna e Jezusit ishte atje.
 
2 Edhe Jezusi me dishepujt e vet ishte ftuar në dasmë.
 
3 Duke qenë se mbaroi vera, nëna e Jezusit i tha:''Nuk kanë më verë!''.
 
4 Jezusi i tha:''Ç'ke me mua, o grua? Ora ime s'ka ardhur akoma!''.
 
5 Nëna e tij u tha shërbëtorëve:''Bëni gjithçka që ai t'ju thotë!''.
 
6 Aty ishin gjashtë enë prej guri, që përdoreshin për pastrimin e Judenjve, dhe secila nxënte dy ose tri masa.
 
7 Jezusi u tha:''Mbushni enët me ujë!''. Dhe ata i mbushën deri në grykë.
 
8 Pastaj u tha:''Nxirreni tani dhe çojani të parit të festës''. Dhe ata ia çuan.
 
9 Dhe, mbasi i pari i festës e provoi ujin e shndërruar në verë (ai nuk e dinte nga vinte kjo verë, por e dinin mirë shërbëtorët që e kishin nxjerrë ujin), i pari i festës e thirri dhëndrin,
 
10 dhe i tha:''Çdo njeri nxjerr në fillim verën më të mirë dhe, kur të ftuarit kanë pirë shumë, verën e keqe; ti, përkundrazi, e ke ruajtur verën e mirë deri tani!''.
 
11 Jezusi bëri këtë fillim të shenjave në Kanë të Galilesë dhe e shfaqi lavdinë e tij, dhe dishepujt e tij besuan në të.
 
12 Pas kësaj, ai zbriti në Kapernaum me nënën e tij, vëllezërit e tij dhe me dishepujt e tij; dhe ata qëndruan aty pak ditë.
 
13 Pra, Pashka e Judenjve ishte afër dhe Jezusi u ngjit në Jeruzalem.
 
14 Dhe në tempull gjeti ata që shisnin qe, dele e pëllumba dhe këmbyes monedhash duke ndenjur;
 
15 dhe si bëri një kamxhik me litarë, i dëboi të gjithë nga tempulli bashkë me qetë dhe delet, dhe ua hallakati paratë këmbyesve të monedhave dhe ua përmbysi tavolinat,
 
16 dhe shitësve të pëllumbave u tha:''Hiqni këto gjëra që këtej; mos e bëni shtëpinë e Atit tim shtëpi tregtie!''.
 
17 Kështu dishepujve të tij i kujtohej se ishte shkruar:''Zelli i shtëpisë sate më ka përpirë!''.
 
18 Atëherë Judenjtë u përgjigjën dhe i thanë:''Ç'shenjë na tregon se i bën këto gjëra?''.
 
19 Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre:''Shkatërroni këtë tempull dhe unë për tri ditë do ta ngre përsëri!''.
 
20 Atëherë Judenjtë thanë:''U deshën dyzet e gjashtë vjet që të ndërtohet ky tempull, dhe ti do ta ngresh për tri ditë?''.
 
21 Por ai fliste për tempullin e trupit të vet.
 
22 Kur, më pas, ai ishte ringjallur prej së vdekuri, dishepujt e vet u kujtuan se ai këtë ua kishtë thënë dhe u besuan Shkrimin dhe fjalëve që kishte thënë Jezusi.
 
23 Dhe kur qe në Jeruzalem për festën e Pashkës, shumë vetë besuan në emrin e tij duke parë shenjat që bënte,
 
24 por Jezusit nuk u zinte besë atyre, sepse i njihte të gjithë,
 
25 dhe sepse nuk kishte nevojë që ndokush të jepte dëshmi për njeriun, sepse ai e dinte ç'kishte përbrenda njeriut.
 
 

  [ Prev ] 1 | | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | [ Next ]