Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
Amosi Chapter7
 
1 Ja ç'më bëri të shoh Zoti, Zoti:ai formonte karkaleca kur fillonte të rritej bari i dytë; dhe ja, bari i dytë vinte mbas korrjes së mbretit.
 
2 Kur ato mbaruan së ngrëni barin e tokës, unë thashë:"Zot, Zot, oh, na fal, pra. Si mund të rezistojë Jakobi, duke qenë se është i vogël?".
 
3 Zoti u pendua për këtë:"Kjo nuk ka për të ndodhur", tha Zoti.
 
4 Ja ç'më bëri të shoh Zoti, Zoti:Zoti, Zoti shpalli se do mbronte çështjen e tij me zjarr; dhe zjarri gllabëroi humnerën e madhe dhe gllabëroi një pjesë të vendit.
 
5 Atëherë unë i thashë:"Zoti, Zoti, oh, jepi fund, pra. Si mund të rezistojë Jakobi, duke qenë se është i vogël?".
 
6 Zoti u pendua për këtë:"As kjo nuk ka për të ndodhur", tha Zoti, Zoti.
 
7 Ja ç'më bëri të shoh:Zoti rrinte drejt mbi një mur të ndërtuar me plumbçe dhe me një plumbçe në dorë.
 
8 Zoti më tha:"Amos, çfarë shikon?". Unë iu përgjigja:"Një plumbçe". Atëherë Zoti tha:"Ja, unë po vendos një plumbçe në mes të popullit tim të Izraelit; nuk do ta fal më gjatë.
 
9 Vendet e larta të Isakut do të prishen dhe shenjtëroret e Izraelit do të shkatërrohen; unë do të ngrihem me shpatë kundër shtëpisë së Jeroboamit".
 
10 Atëherë Amatsiahu, prifti i Bethelit, i çoi fjalë Jeroboamit, mbretit të Izraelit:"Amosi komploton kundër teje në mes të shtëpisë së Izraelit; vendi nuk është në gjendje të durojë tërë fjalët e tij.
 
11 Në fakt Amosi ka thënë kështu:"Jeroboami do të vdesë nga shpata dhe Izraeli do të internohet me siguri larg vendit të tij"".
 
12 Amatsiahu i tha Amosit:"Shikues, shko, ik në vendin e Judës; atje ke për të ngrënë bukë dhe atje do të profetizosh;
 
13 por mos profetizo më në Bethel, sepse është shenjtërorja e mbretit dhe selia mbretërore".
 
14 Atëherë Amosi u përgjigj dhe i tha Amatsiahut:"Unë nuk isha profet as bir profeti, por isha bari dhe rrisja fiq egjipti.
 
15 Zoti më mori pas kopesë dhe Zoti më tha:"Shko, profetizoi popullit tim të Izraelit".
 
16 Prandaj tani dëgjo fjalën e Zotit:Ti po thua:"Mos profetizo kundër Izraelit dhe mos fol më kundër shtëpisë së Isakut".
 
17 Prandaj kështu flet Zoti:"Gruaja jote do të kurvërohet në qytet, bijtë dhe bijat e tu do të vriten nga shpata dhe vendi yt do të ndahet me litar; ti do të vdesësh në tokë të papastër dhe Izraeli patjetër do të internohet larg vendit të tij"".
 
 

  [ Prev ] 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | | 8 | 9 | [ Next ]