Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
2 i Kronikave Chapter18
 
1 Jozafati pati pasuri të mëdha dhe lavdi; ai bëri krushqi me Ashabin.
 
2 Mbas disa vjetësh ai zbriti në Samari tek Ashabi. Atëherë Ashabi theri për të dhe për njerëzit që ishin me të një numër të madh delesh dhe lopësh dhe e bindi të dilte bashkë me të kundër Ramothit nga Galaadi.
 
3 Kështu Ashabi, mbret i Izraelit, i tha Jozafatit, mbretit të Judës:"A do të vish me mua kundër Ramothit nga Galaadi?". Jozafati iu përgjigj:"Ki besim tek unë si te vetja jote, te njerëzit e mi si te njerëzit e tu; do të vijmë në luftë bashkë me ty".
 
4 Pastaj Jozafati i tha mbretit të Izraelit:"Të lutem, konsulto po sot fjalën e Zotit".
 
5 Atëherë mbreti i Izraelit thirri profetët, katërqind veta, dhe u tha atyre:"A duhet të shkojmë të luftojmë kundër Ramothit nga Galaadi, apo duhet të heq dorë nga ky veprim?". Ata iu përgjigjën:"Shko, pra, sepse Perëndia do ta japë atë në duart e mbretit".
 
6 Por Jozafati tha:"Nuk ka këtu ndonjë profet tjetër të Zotit me të cilin mund të këshillohemi?".
 
7 Mbreti i Izraelit iu përgjigj Jozafatit:"Éshtë edhe një njeri, Mikajahu, bir i Imlas, me anë të të cilit mund të këshillohemi me Zotin; por unë e urrej, sepse nuk profetizon kurrë ndonjë gjë të mirë për mua, por vetëm të keqen". Jozafati tha:"Mbreti të mos flasë kështu".
 
8 Atëherë mbreti i Izraelit thirri një eunuk dhe i tha:"Sille shpejt Mikajahun, birin e Imlas".
 
9 Mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbret i Judës, ishin ulur secili në fronin e vet, të veshur me rrobat e tyre mbretërore; ishin ulur në lëmin që është te hyrja e portës së Samarisë; dhe tërë profetët bënin profeci përpara tyre.
 
10 Sedekia, bir i Kenaanahut, që kishte bërë brirë prej hekuri, tha:"Kështu thotë Zoti:"Me këta brirë do të shposh tejpërtej Sirët deri sa t'i shkatërrosh plotësisht"".
 
11 Tërë profetët profetizuan në të njëjtën mënyrë, duke thënë:"Dil kundër Ramothit nga Galaadi dhe do t'ia dalësh, sepse Zoti do ta japë atë në duart e mbretit".
 
12 Lajmëtari, që kishte shkuar të thërriste Mikajahun, i foli duke i thënë:"Ja, fjalët e profetëve përputhen duke thënë gjëra të mira për mbretin. Prandaj të lutem që fjala jote të jetë si fjala e secilit prej tyre; edhe ti thuaj gjëra të mira".
 
13 Por Mikajahu u përgjigj:"Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, çdo gjë që Perëndia im do të thotë unë do ta shpall".
 
14 Si arriti para mbretit, mbreti i tha:"Mikajah, a duhet të shkojmë të luftojmë kundër Ramothit të Galaadit, apo duhet të heq dorë?". Ai u përgjigj:"Shkoni, pra, dhe do t'ju dalë mbarë, sepse ata do të jepen në duart tuaja".
 
15 Atëherë mbreti i tha:"Sa herë duhet të përgjërohem që të më thuash vetëm të vërtetën në emër të Zotit?".
 
16 Mikajahu u përgjigj:"E pashë tërë Izraelin të shpërndarë në malet, ashtu si dhentë që janë pa bari; dhe Zoti tha:"Ata nuk kanë më zot; le të kthehet secili në paqe në shtëpinë e vet"".
 
17 Mbreti i Izraelit i tha Jozafatit:"A nuk të kisha thënë se lidhur me mua ai nuk do të profetizonte asgjë të mirë, por vetëm të keqen?".
 
18 Atëherë Mikajahu i tha:"Prandaj dëgjo fjalën e Zotit. Unë e kam parë Zotin të ulur mbi fronin e tij, ndërsa tërë ushtria qiellore rrinte në të djathtë dhe në të majtë të tij.
 
19 Zoti tha:"Kush do ta mashtrojë Ashabin, mbretin e Izraelit, që ai të dalë dhe të vdesë në Ramoth të Galaadit?"". Dikush u përgjigj në një mënyrë, dikush në mënyrë tjetër.
 
20 Atëherë doli përpara një frymë që u paraqit para Zotit dhe tha:"Unë do t'ia mbush mendjen". Zoti i tha:"Në çfarë mënyre?".
 
21 Ai u përgjigj:"Unë do të dal dhe do të jem një frymë i gënjeshtrës në gojën e të gjithë profetëve të tij". Zoti i tha:"Me siguri do t'arrish ta bësh për vete, shko dhe vepro kështu".
 
22 Prandaj ja, Zoti ka vënë një frymë gënjeshtre në gojën e këtyre profetëve të tu, por Zoti shpall fatkeqësi kundër teje".
 
23 Atëherë Sedekia, bir i Kenaanahut, u afrua dhe goditi me një shpullë Mikajahun, dhe tha:"Nga kaloi Fryma e Zotit kur doli nga unë që të flasë me ty?".
 
24 Mikajahu u përgjigj:"Ja, do ta shohësh ditën në të cilën do të shkosh në një dhomë të brendshme për t'u fshehur!".
 
25 Atëherë mbreti i Izraelit tha:"Merreni Mikajahun dhe çojeni tek Amoni, qeveritar i qytetit, dhe tek Joasi, bir i mbretit,
 
26 dhe u thoni atyre:Kështu thotë mbreti:"Futeni këtë në burg dhe ushqejeni me bukë dhe me ujë hidhërimi, deri sa unë të kthehem shëndoshë e mirë"".
 
27 Mikajahu tha:"Në rast se ti kthehesh me të vërtetë shëndoshë e mirë, kjo do të thotë që Zoti nuk ka folur nëpërmjet meje". Dhe shtoi:"Dëgjoni, o ju popuj të gjithë!".
 
28 Mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbret i Judës, dolën, pra, kundër Ramothit nga Galaadi.
 
29 Mbreti i Izraelit i tha Jozafatit:"Unë do të vishem ndryshe dhe pastaj do të shkoj të luftoj, por ti vish rrobat e tua mbretërore". Kështu mbreti i Izraelit ndërroi rrobat dhe shkuan të luftojnë.
 
30 Mbreti i Sirisë kishte dhënë këtë urdhër kapitenëve të qerreve të tij duke thënë:"Mos luftoni kundër askujt, të madh apo të vogël, por vetëm kundër mbretit të Izraelit".
 
31 Kështu, kur kapitenët e qerreve panë Jozafatin, ata thanë:"Ai është mbreti i Izraelit". Pastaj e rrethuan për ta sulmuar; por Jozafati lëshoi një britmë dhe Zoti i vajti në ndihmë; Perëndia i shtyu të largoheshin prej tij.
 
32 Kur kapitenët e qerreve e kuptuan se nuk ishte mbreti i Izraelit, hoqën dorë nga ndjekja.
 
33 Por një njeri hodhi rastësisht një shigjetë me harkun e tij dhe e goditi mbretin e Izraelit midis lidhjeve të parzmores së tij; prandaj mbreti i tha shqytarit të tij:"Kthehu dhe më ço larg përleshjes, sepse jam plagosur".
 
34 Por beteja ishte aq e ashpër atë ditë sa që mbreti u detyrua të qëndrojë mbi qerren e tij përballë Sirëve deri në mbrëmje, dhe kur perëndoi dielli ai vdiq.
 
 

  [ Prev ] 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 | 32 | 33 | 34 | 35 | 36 | [ Next ]