|
AND
find keywords in
Home Page
Zanafilla Eksodi Levitiku Numrat Ligji i Përtërirë Jozueu Gjyqtarët Ruthi 1 i Samuelit 2 i Samuelit 1 i Mbretërve 2 i Mbretërve 1 i Kronikave 2 i Kronikave Esdra Nehemia Ester Jobi Psalmet Fjalët e urta Predikuesi Kantiku i Kantikëve Isaia Jeremia Vajtimet Ezekieli Danieli Osea Joeli Amosi Abdia Jona Mikea Nahumi Habakuku Sofonia Hagai Zakaria Malakia Mateu Marku Luka Gjoni Veprat e Apostujve Romakëve 1 e Korintasve 2 e Korintasve Galatasve Efesianëve Filipianëve Kolosianëve 1 Thesalonikasve 2 Thesalonikasve 1 Timoteut 2 Timoteut Titi Filemonit Hebrenjve Jakobit 1 Pjetrit 2 Pjetrit 1 Gjonit 2 Gjonit 3 Gjonit Juda Zbulesa
|
|
|
Psalmet Chapter64 1 Dëgjo zërin tim, o Perëndi, në vajtimin që të drejtoj ty; ruaje jetën time nga tmerri i armikut. 2 Më fshih nga dredhitë e njerëzve të këqij dhe nga turma zhurmëmadhe e atyre që kryejnë paudhësi. 3 Këta e mprehin gjuhën e tyre si një shpatë, dhe në vend të shigjetave lëshojnë fjalë të hidhura 4 për të goditur fshehurazi të pafajmin; e godasin papritur pa asnjë frikë. 5 I japin zemër njeri tjetrit në veprime të liga; flasin si të na vënë kurthe dhe thonë:"Kush ka për t'i parë?". 6 Kurdisin gjëra të këqija dhe thonë:"Kemi përgatitur një plan të përsosur". Mendimet e fshehura dhe zemra e njeriut janë të panjohëshme. 7 Por Perëndia do të hedhë kundër tyre shigjetat e tij dhe ata do të rrëzohen papritur. 8 Ata do të bien dhe e keqja që kanë bërë gjuhët e tyre do të bjerë mbi ta; kushdo që ka për t'i parë do të tundë kokën. 9 Atëherë tërë njerëzit do të kenë frikë dhe do të tregojnë veprën e Perëndisë, dhe do të njohin atë që ai ka bërë. 10 I drejti do të gëzohet tek Zoti dhe do të kërkojë strehë tek ai, dhe të gjihë të drejtët nga zemra do të përlëvdohen.
|
|
|