|
AND
find keywords in
Home Page
Zanafilla Eksodi Levitiku Numrat Ligji i Përtërirë Jozueu Gjyqtarët Ruthi 1 i Samuelit 2 i Samuelit 1 i Mbretërve 2 i Mbretërve 1 i Kronikave 2 i Kronikave Esdra Nehemia Ester Jobi Psalmet Fjalët e urta Predikuesi Kantiku i Kantikëve Isaia Jeremia Vajtimet Ezekieli Danieli Osea Joeli Amosi Abdia Jona Mikea Nahumi Habakuku Sofonia Hagai Zakaria Malakia Mateu Marku Luka Gjoni Veprat e Apostujve Romakëve 1 e Korintasve 2 e Korintasve Galatasve Efesianëve Filipianëve Kolosianëve 1 Thesalonikasve 2 Thesalonikasve 1 Timoteut 2 Timoteut Titi Filemonit Hebrenjve Jakobit 1 Pjetrit 2 Pjetrit 1 Gjonit 2 Gjonit 3 Gjonit Juda Zbulesa
|
|
|
Psalmet Chapter20 1 Zoti të dhënte përgjigje ditën e fatkeqësisë; emri i Perëndisë të Jakobit të mbroftë me siguri lart. 2 Të dërgoftë ndihmë nga shenjtërorja dhe të dhëntë përkrahje nga Sioni; 3 Mos i harroftë të gjitha ofertat e tua dhe pranoftë olokaustin tënd. (Sela) 4 Të dhëntë atë që zemra jote dëshëron dhe plotësoftë të gjitha planet e tua. 5 Ne do të këndojmë tërë gaz në çlirimin tënd dhe do të lartojmë flamuret tona në emër të Perëndisë tonë. Zoti i plotësoftë të gjitha kërkesat e tua. 6 Tani e di që Zoti shpëton të vajosurin e tij; do t'i përgjigjet nga qielli i tij i shenjtë me forcën shpëtimtare të dorës së tij të djathtë. 7 Disa kanë besim te qerret dhe të tjerë te kuajt, por ne do të kujtojmë emrin e Zotit, Perëndisë tonë. 8 Ata u përkulën dhe ranë; por ne u ngritëm përsëri dhe mbahemi në këmbë. 9 Shpëtomë, o Zot; mbreti le të na përgjigjet ditën në të cilën do të këlthasim.
|
|
|