Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
Numrat Chapter34
 
1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
 
2 "Urdhëro bijtë e Izraelit dhe u thuaj atyre:Kur do të hyni në vendin e Kanaanit, ky është vendi që ju takon si trashëgimi, vendi i Kanaanit me këta kufij të veçantë:
 
3 Kufiri juaj jugor do të fillojë në shkretëtirën e Tsinit, gjatë kufirit të Edomit; kështu kufiri juaj do të shtrihet nga skaji i Detit të Kripur në drejtim të lindjes;
 
4 kufiri juaj do të shkojë pastaj nga e përpjeta e Akrabimit, do të kalojë nëpër Tsin dhe do të shtrihet në jug të Kadesh-Barneas; do të vazhdojë pastaj në drejtim të Hatsar-Adarit dhe do të kalojë nëpër Atsmoni.
 
5 Nga Atsmoni kufiri do të kthejë deri në përroin e Egjiptit dhe do të përfundojë në det.
 
6 Kufiri juaj në perëndim do të jetë Deti i Madh; ky do të jetë kufiri juaj perëndimor.
 
7 Ky do të jetë kufiri juaj verior:duke u nisur nga Deti i Madh do të caktoni kufirin tuaj deri në malin Hor;
 
8 nga mali Hor do të caktoni kufirin tuaj deri në hyrje të Hamathit, dhe skaji i kufirit do të jetë në Tsedad;
 
9 kufiri do të vazhdojë pastaj deri në Zifron dhe do të mbarojë në Hatsar-Enan; ky do të jetë kufiri juaj verior.
 
10 Do ta vijëzoni kufirin tuaj lindor nga Hatsar-Enani deri në Shefam;
 
11 kufiri do të zbresë nga Shefami në drejtim të Riblahut, në lindje të Ainit; pastaj kufiri do të zbresë dhe do të shtrihet deri sa të arrijë bregun lindor të detit të Kinerethit;
 
12 pastaj kufiri do të zbresë në drejtim të Jordanit, për të arritur deri në Detin e Kripur. Ky do të jetë vendi juaj me kufijtë e tij rreth e qark".
 
13 Kështu Moisiu u njoftoi këtë urdhër bijve të Izraelit dhe u tha atyre:"Ky është vendi që do të merrni si trashëgimi duke hedhur short, dhe që Zoti ka urdhëruar t'u jepet nëntë fiseve e gjysmë,
 
14 sepse fisi i bijve të Rubenit, në bazë të shtëpive të etërve të tyre, dhe fisi i bijve të Gadit, në bazë të shtëpive të etërve të tyre, dhe gjysma e fisit të Manasit e kanë marrë trashëgiminë e tyre.
 
15 Këto dy fise e gjysmë e kanë marrë trashëgiminë e tyre në lindje të Jordanit, mbi bregun përballë Jerikos, në drejtim të lindjes".
 
16 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
 
17 "Këta janë emrat e burrave që do të kryejnë ndarjen e vendit midis jush:prifti Eleazar dhe Jozueu, bir i Nunit.
 
18 Do të merrni edhe një prijës nga çdo fis, për të bërë ndarjen e vendit.
 
19 Këta janë emrat e burrave:Kalebi, bir i Jefunehut, nga fisi i Judës;
 
20 Shemueli, bir i Amihudit, nga fisi i bijve të Simeonit;
 
21 Elidadi, bir i Kislonit, nga fisi i Beniaminit;
 
22 prijësi Buki, bir i Joglit, nga fisi i bijve të Danit;
 
23 prijësi Haniel, bir i Efodit, për bijtë e Jozefit, nga fisi i bijve të Manasit;
 
24 prijësi Kemuel, bir i Shiftanit, për fisin e bijve të Efraimit;
 
25 prijësi Elitsafan, bir i Parnakut, për fisin e bijve të Zabulonit;
 
26 prijësi Paltiel, bir i Azanit, për fisin e bijve të Isakarit;
 
27 prijësi Ahihud, bir i Shelomit, për fisin e bijve të Asherit;
 
28 dhe prijësi Pedahel, bir i Amihudit, për fisin e bijve të Neftalit".
 
29 Këta janë burrat të cilët Zoti i urdhëroi t'u jepnin trashëgiminë bijve të Izraelit në vendin e Kananit.
 
 

  [ Prev ] 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 | 32 | 33 | 34 | 35 | 36 | [ Next ]