Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
Mateu Chapter21
 
1 Kur iu afruan Jeruzalemit dhe arritën në Betfage, afër malit të Ullinjve, Jezusi dërgoi dy dishepuj,
 
2 duke u thënë atyre:''Shkoni në fshatin që ndodhet përballë jush; aty do të gjeni menjëherë një gomare të lidhur dhe një pulishtë me të; zgjidhini dhe m'i sillni!
 
3 Dhe nëse dikush ju thotë gjë, i thoni se Zoti ka nevojë për to, por do t'i kthejë shpejt''.
 
4 Tani kjo ndodhi për të përmbushur ç'ishtë thënë nga profeti, që thotë:
 
5 ''I thoni bijës së Sionit:Ja po të vjen mbreti yt, zemërbutë, hipur mbi një gomare, madje një pulishtë, pjellë e një kafshe barrë''.
 
6 Dishepujt shkuan dhe vepruan ashtu si i kishte urdhëruar Jezusi.
 
7 Sollën gomaren dhe pulishtin, shtruan mbi to mantelet e tyre, dhe ai u hipi.
 
8 Dhe një turmë shumë e madhe shtronte mantelet e veta gjatë rrugës, ndërsa të tjerë thyenin degë nga pemët dhe i shtronin mbi rrugë.
 
9 Turmat që vinin përpara dhe ato që e ndiqnin brohoritnin, duke thënë:''Hosana Birit të Davidit! Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! Hosana në vendet shumë të larta!''.
 
10 Dhe kur hyri Jezusi në Jeruzalem, gjithë qyteti u ngrit në këmbë dhe tha:''Kush është ky?''.
 
11 Dhe turmat thonin:''Ky është Jezusi, profeti nga Nazareti i Galilesë.
 
12 Pastaj Jezusi hyri në tempullin e Perëndisë, i dëboi të gjithë ata që shisnin dhe blinin në tempull dhe përmbysi tryezat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e shitësve të pëllumbave.
 
13 Dhe u tha atyre:''Éshtë shkruar:"Shtëpia ime do të quhet shtëpi lutje", por ju e keni kthyer në një shpellë kusarësh''.
 
14 Atëherë iu paraqitën të verbër dhe të çalë, dhe ai i shëroi.
 
15 Por krerët e priftërinjve dhe skribët, kur panë mrekullitë që ai kishte bërë dhe fëmijët që brohoritnin në tempull duke thënë:''Hosana Birit të Davidit!'', u zemëruan,
 
16 dhe i thanë:''A po dëgjon ti çfarë thonë këta?''. Jezusi u tha atyre:''Po! A nuk keni lexuar kurrë:"Nga goja e të vegjëlve dhe të foshnjave në gji ti ke përgatitur lavdi"?''.
 
17 Dhe, mbasi i la ata, doli nga qyteti për në Betani, dhe atje kaloi natën.
 
18 Në mëngjes, kur po kthehej në qytet e mori uria.
 
19 Dhe gjatë rrugës pa një fik dhe iu afrua, por nuk gjeti asgjë përveç gjetheve; dhe i tha:''Mos u lidhtë më kurrë fryt prej teje përjetë!''. Dhe fiku u tha menjëherë.
 
20 Kur e panë këtë, dishepujt u çuditën dhe thanë:''Qysh u tha fiku në çast?''.
 
21 Dhe Jezusi duke u përgjigjur u tha atyre:''Në të vërtetë ju them që, po të keni besim dhe të mos dyshoni, do të bëni jo vetëm atë që unë i bëra fikut, por, edhe sikur t'i thoni këtij mali:"Hiqu andej dhe hidhu në det", kjo do të ndodhë.
 
22 Dhe gjithçka të kërkoni në lutje, duke patur besim, do të merrni''.
 
23 Kur hyri në tempull, krerët e priftërinjve dhe pleqtë e popullit iu afruan, ndërsa i mësonte, dhe i thanë:''Me ç'pushtet i bën ti këto gjëra? Dhe kush ta ka dhënë këtë pushtet?''.
 
24 Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre:''Edhe unë do t'ju bëj një pyetje, dhe në qoftë se ju do të më përgjigjeshit, unë gjithashtu do t'ju them me ç'pushtet i kryej këto gjëra.
 
25 Pagëzimi i Gjonit nga erdhi? Nga qielli apo nga njerëzit?''. Dhe ata arsyetonin midis tyre duke thënë:''Po t'i themi nga qielli, do të na thotë:"Përse atëhërë nuk i besuat?".
 
26 Në qoftë se i themi nga njerëzit, kemi frikë nga turma, sepse të gjithë e konsiderojnë Gjonin profet''.
 
27 Dhe iu përgjigjën Jezusit duke thënë:''Nuk e dimë''. Atëhërë ai u tha atyre:''As unë nuk do t'ju them me ç'pushtet i bëj këto gjëra".
 
28 ''Ç'mendoni? Një njeri kishte dy bij dhe duke iu drejtuar të parit tha:"Bir, shko sot të punosh në vreshtin tim";
 
29 por ai u përgjigj dhe tha:"Nuk dua"; por më vonë, i penduar, shkoi.
 
30 Pastaj iu kthye të dytit dhe i tha të njëjtën gjë. Dhe ai u përgjigj dhe tha:"Po, imzot, do ta bëj", por nuk shkoi.
 
31 Cili nga të dy e kreu vullnetin e të atit?''. Ata i thanë:''I pari''. Jezusi u tha atyre:''Në të vërtetë ju them se tagrambledhësit dhe prostitutat hyjnë para jush në mbretërinë e qiejve.
 
32 Sepse Gjoni erdhi tek ju në rrugën e drejtësisë, dhe iu nuk i besuat, ndërsa tagrambledhësit dhe prostitutat i besuan; as mbasi i keni parë këto gjëra, nuk u penduat për t'i besuar''.
 
33 ''Dëgjoni një shëmbëlltyrë tjetër:Ishte një pronar shtëpie, i cili mbolli një vresht, e rrethoi me gardh, gërmoi një vend ku të shtrydhte rrushin, ndërtoi një kullë dhe, mbasi ua besoi disa vreshtarëve, u nis në një vend të huaj.
 
34 Dhe kur erdhi koha e të vjelave, ai dërgoi shërbëtorët e vet te vreshtarët, për të marrë frutat e tij,
 
35 por vreshtarët i kapën shërbëtorët e tij, njërin e rrahën, një tjetër e vranë dhe një tjetër e vranë me gurë.
 
36 Përsëri, ai dërgoi shërbëtorë të tjerë, më shumë se të parët, dhe këta vreshtarët i trajtuan në të njëjtën mënyrë.
 
37 Më në fund ai i dërgoi atyre birin e vet duke thënë:"Për djalin tim do të kenë respekt!".
 
38 Por vreshtarët, kur e panë të birin, i thanë njeri tjetrit:"Ky është trashëgimtari; ejani, ta vrasim dhe marrim si pronë trashëgiminë e tij".
 
39 Dhe e kapën, e nxorën jashtë nga vreshti dhe e vranë.
 
40 Tani, kur të vijë i zoti i vreshtit, çfarë do t'u bëjë këtyre vreshtarëve?''.
 
41 Ata i thanë:''Ai do t'i vrasë keqas ata faqezinj dhe do t'ua besojë vreshtin vreshtarëve të tjerë, të cilët do t'i japin prodhimet në kohën e vet''.
 
42 Jezusi u tha atyre:''A nuk keni lexuar kurrë në Shkrimet:"Guri, që ndërtuesit e nxorën të papërdorshëm, u bë guri i qoshes. Kjo është vepër e Zotit, dhe është e mrekullueshme në sytë tonë"?
 
43 Prandaj unë po ju them se juve do t'ju hiqet mbretëria e Perëndisë dhe do t'i jepet një kombi që do ta bëjë të japë fryt.
 
44 Dhe ai që do të bjerë mbi këtë gur do të bëhet copëcopë; dhe ai mbi të cilin do të bjerë ai do të jetë i thërrmuar''.
 
45 Dhe krerët e priftërinjve dhe farisenjtë, kur i dëgjuan shëmbëlltyrat e tij, e kuptuan se po fliste për ta.
 
46 Dhe kërkonin ta kapnin, por kishin frikë nga turmat, sepse ato e konsideronin profet.
 
 

  [ Prev ] 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | [ Next ]