Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
Mateu Chapter17
 
1 Mbas gjashtë ditësh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, vëllanë e tij, dhe i çoi mbi një mal të lartë, në vetmi;
 
2 dhe u shpërfytyrua përpara tyre:fytyra e tij shkëlqeu si dielli dhe rrobat e tij u bënë të bardha si drita.
 
3 Dhe ja, iu shfaqën atyre Moisiu dhe Elia, të cilët bisedonin me të.
 
4 Atëherë Pjetri, duke marrë fjalën, i tha Jezusit:''Zot, është mirë që ne jemi këtu; po të duash, do të ngremë këtu tri çadra:një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian''.
 
5 Ndërsa ai fliste akoma, ja një re plot dritë i mbuloi; dhe nga reja u dëgjua një zë që thoshte:''Ky është Biri im i dashur, në të jam kënaqur:dëgjojeni!''.
 
6 Dhe dishepujt, sapo e dëgjuan këtë, ranë me fytyrë për tokë dhe i zuri një frikë e madhe.
 
7 Por Jezusi u afrua, i preku dhe tha:''Çohuni dhe mos kini frikë!''.
 
8 Dhe ata, kur i çuan sytë, nuk panë njeri, përveç Jezusit vetëm.
 
9 Pastaj, kur po zbrisnin nga mali, Jezusi u dha atyre këtë urdhër duke thënë:''Mos i flisni askujt për këtë vegim, derisa i Biri i njeriut të jetë ringjallur prej së vdekuri''.
 
10 Atëherë dishepujt e tij e pyetën duke thënë:''Vallë pse skribët thonë se duhet të vijë më parë Elia?''.
 
11 Dhe Jezusi u përgjigj:''Vërtetë Elia duhet të vijë më parë dhe të rivendosë çdo gjë.
 
12 Por unë ju them se Elia ka ardhur dhe ata nuk e kanë njohur, madje u sollën me të si deshën; kështu edhe Birit të njeriut do t'i duhet të vuajë prej tyre''.
 
13 Atëherë dishepujt e kuptuan se u kishte folur për Gjon Pagëzorin.
 
14 Kur arritën afër turmës, një burrë iu afrua dhe, duke u gjunjëzuar para tij,
 
15 tha:''Zot, ki mëshirë për birin tim, sepse është epileptik dhe vuan shumë; shpesh ai bie në zjarr dhe shpesh në ujë.
 
16 Tani unë e solla te dishepujt e tu, por ata nuk mundën ta shërojnë''.
 
17 Dhe Jezusi duke u përgjigjur tha:''O brez që nuk beson dhe i çoroditur! Deri kur do të qëndroj midis jush? Deri kur do t'ju duroj? E sillni këtu tek unë''.
 
18 Atëherë Jezusi e qortoi demonin dhe ky doli nga djali; dhe që nga ai çast djali u shërua.
 
19 Atëherë dishepujt iu afruan Jezusit mënjanë dhe i thanë:''Përse ne nuk ishim në gjendje ta dëbonim?''.
 
20 Dhe Jezusi u tha atyre:''Prej mosbesimit tuaj; sepse në të vërtetë, unë po ju them, se po të keni besim sa një kokërr sinapi, do t'i thoni këtij mali:"Zhvendosu nga këtu atje", dhe ai do të zhvendoset; dhe asgjë nuk do të jetë e pamundshme për ju.
 
21 Por ky lloji demoni nuk del veçse me anë të lutjes dhe të agjërimit''.
 
22 Por, ndërsa ata qëndronin në Galile, Jezusi u tha atyre:''Biri i njeriut do t'u dorëzohet në duart e njerëzve,
 
23 dhe ata do ta vrasin; por ditën e tretë ai do të ringjallet''. Dhe ata u pikëlluan shumë.
 
24 Kur arritën në Kapernaum, vjelësit e të drahmeve iu afruan Pjetrit dhe thanë:''Mësuesi juaj a e paguan taksën e tempullit?''.
 
25 Ai tha:''Po''. Kur hyri në shtëpi, Jezusi e priti përpara duke thënë:''Ç'mendon ti, Simon? Prej kujt i marrin haraçet ose taksat mbretërit e dheut? Prej bijve të vet apo prej të huajve?''.
 
26 Pjetri i tha:''Prej të huajve''. Jezusi tha:''Bijtë, pra, përjashtohen.
 
27 Megjithatë, për të mos i skandalizuar ata, shko në det, hidhe grepin dhe merr peshkun e parë që do vijë lart, hapja gojën dhe do të gjesh një staterë; merre dhe jepjau atyre për ty dhe për mua''.
 
 

  [ Prev ] 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | [ Next ]