Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
Luka Chapter19
 
1 Pastaj Jezusi hyri në Jeriko dhe po kalonte nëpër qytet;
 
2 dhe ja, një njeri i quajtur Zake, i cili ishte kryetari i tagrambledhësve dhe ishte i pasur.
 
3 Ai kërkonte të shihte kush ishte Jezusi, por nuk mundte për shkak të turmës, sepse ishte i shkurtër nga shtati.
 
4 Atëherë rendi përpara dhe u ngjit në një fik për ta parë, sepse ai duhet të kalonte andej.
 
5 Dhe kur Jezusi arriti në atë vend, i çoi sytë, e pa dhe i tha:''Zake, zbrit shpejt poshtë, sepse sot duhet të rri në shtëpinë tënde''.
 
6 Dhe ai zbriti me nxitim dhe e priti me gëzim.
 
7 Kur panë këtë, të gjithë murmuritën, duke thënë:''Ai shkoi të rrijë në shtëpinë e një njeriu mëkatar''.
 
8 Por Zakeu u çua dhe i tha Zotit:''Zot, unë po u jap të varfërve gjysmën e pasurisë sime dhe, po të kem marrë ndonjë gjë nga ndonjëri me mashtrim, do t'ia kthej katërfish''.
 
9 Dhe Jezusi i tha:''Sot në këtë shtëpi ka hyrë shpëtimi, sepse edhe ky është bir i Abrahamit.
 
10 Sepse Biri i njeriut erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur''.
 
11 Dhe, ndërsa ata po i dëgjonin këto, Jezusi vazhdoi të tregojë një shëmbëlltyrë, sepse ai ishte afër Jeruzalemit dhe ata mendonin se mbretëria e Perëndisë do të shfaqej menjëherë.
 
12 Tha, pra:''Një njeri fisnik shkoi në një vend të largët për të marrë në dorëzim një mbretëri e pastaj të kthehej.
 
13 Dhe, si i thirri dhjetë shërbëtorët e vet, u dha dhjetë mina dhe u tha atyre:"Tregtoni deri sa të kthehem".
 
14 Por qytetarët e vet e urrenin dhe i dërguan pas një përfaqësi duke thënë:"Nuk duam që ky të mbretërojë përmbi ne".
 
15 Dhe kur ai u kthye, pasi e mori në dorëzim mbretërinë, urdhëroi t'i thërresin ata shërbëtorët, të cilëve u kishte dhënë paratë për të marrë vesh sa kishte fituar secili duke tregtuar.
 
16 Atëherë doli i pari dhe tha:"Zot, mina jote dha dhjetë mina të tjera";
 
17 dhe ai tha:"Mirë, o shërbëtor i mirë, sepse ke qenë besnik në gjëra të vogëla, merr sundimin mbi dhjetë qytete".
 
18 Pastaj erdhi i dyti duke thënë:"Zot, mina jote dha edhe pesë mina";
 
19 dhe ai i tha edhe këtij:"Edhe ti ji sundimtar mbi pesë qytete".
 
20 Atëherë erdhi një tjetër i cili tha:"Zot, ja mina jote që e ruajta në një shami,
 
21 sepse kisha frikë nga ti, që je njeri i rreptë; ti merr atë që nuk ke vënë dhe korr atë që nuk ke mbjellë".
 
22 Dhe zoti i tij i tha:"Do të të gjykoj nga vetë fjalët e tua, o shërbëtor i keq; ti e dije se jam njeri i rreptë, që marr atë që nuk kam vënë dhe korr atë që nuk kam mbjellë;
 
23 përse nuk e vure paranë time në bankë që, kur të kthehem, ta marr bashkë me përqindje?".
 
24 Pastaj u tha të pranishmëve:"Merrjani minën dhe ia jepni atij që ka dhjetë mina".
 
25 Dhe ata i thanë:"Zot, po ai ka dhjetë mina".
 
26 Unë po ju them se atij që ka, do t'i jepet; por atij që s'ka do t'i hiqet edhe ajo që ka.
 
27 Veç kësaj, i sillni këtu armiqtë e mi, të cilët nuk donin që unë të mbretëroja mbi ta dhe i vritni përpara meje!"''.
 
28 Mbasi tha këto gjëra, ai shkoi përpara duke u ngjitur në Jeruzalem.
 
29 Dhe, si iu afrua Betfagës dhe Betanias, afër malit që quhet i Ullinjve, dërgoi dy nga dishepujt e vet,
 
30 duke u thënë:''Shkoni në fshatin përballë dhe, kur të hyni, do të gjeni aty një kërriç të lidhur, mbi të cilin nuk ka hipur kurrë njeri; zgjidheni atë dhe ma sillni.
 
31 Dhe nëse ndokush ju pyet:"Përse po e zgjidhni?", u thoni atyre kështu:"Zoti ka nevojë"''.
 
32 Dhe ata që ishin dërguar shkuan dhe e gjetën ashtu siç u kishte thënë.
 
33 Dhe, ndërsa ata po e zgjidhnin kërriçin, të zotët e tij u thanë atyre:''Përse po e zgjidhni kërriçin?''.
 
34 Dhe ata thanë:''Zoti ka nevojë''.
 
35 Dhe e prunë, pra, te Jezusi dhe, mbasi i hidhnin rrobat e veta mbi kërriçin, e hipën Jezusin mbi të.
 
36 Dhe, ndërsa ai ecte kështu përpara, ata shtronin rrobat e tyre në rrugë.
 
37 Dhe kur ai iu afrua teposhtës së malit të Ullinjve, gjithë turma e dishepujve filloi me gëzim të lavdërojë Perëndinë me zë të lartë për të gjitha veprat e pushtetshme që kishin parë,
 
38 duke thënë:''Bekuar qoftë Mbreti që po vjen në emër të Zotit; paqe në qiell dhe lavdi në vendet shumë të larta''.
 
39 Dhe disa farisenj që ishin midis turmës i thanë:''Mësues, qorto dishepujt e tu!''.
 
40 Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre:''Unë po ju them se në se këta do të heshtnin, gurët do të bërtisnin''.
 
41 Dhe kur ai po afrohej, e pa qytetin dhe qau mbi të,
 
42 duke thënë:''Oh, sikur ti, pikërisht ti, të njihje të paktën në ditën tënde ato që janë te nevojshme për paqen tënde! Por tashti ato janë të fshehura për sytë e tu.
 
43 Sepse përmbi ty do të vijnë ditë kur armiqtë e tu do të të qarkojnë me ledh, do të të rrethojnë dhe do të të zënë nga të gjitha anët.
 
44 Dhe do të të rrëzojnë përtokë ty dhe bijtë e tu në ty; dhe s'do të lënë në ty gur mbi gur, sepse ti nuk e ke njohur kohën kur je vizituar''.
 
45 Pastaj, mbasi hyri në tempull, filloi t'i dëbojë jashtë ata që shistin e blinin,
 
46 duke u thënë atyre:''Éshtë shkruar:"Shtëpia ime është shtëpi e lutjes, por ju e bëtë shpellë kusarësh"''.
 
47 Çdo ditë ai mësonte në tempull. Dhe krerët e priftërinjve, skribët dhe krerët e popullit kërkonin ta vrisnin.
 
48 Dhe nuk arrinin dot të vendosnin çfarë të bënin; sepse gjithë populli e dëgjonte me vemendje të madhe.
 
 

  [ Prev ] 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | [ Next ]