Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
Luka Chapter15
 
1 Pastaj të gjithë tagrambledhësit dhe mëkatarët i afroheshin për ta dëgjuar.
 
2 Dhe farisenjtë dhe skribët murmuritnin duke thënë:''Ky i pranon mëkatarët dhe ha bashkë me ta''.
 
3 Atëherë ai u tha këtë shëmbëlltyrë:
 
4 ''Cili njeri prej jush, që ka njëqind dele dhe një prej tyre t'i humbasë, nuk i lë të nëntëdhjetë e nëntat në shkretirë dhe nuk shkon pas asaj që humbi deri sa ta gjejë?
 
5 Dhe, kur e gjen, e merr mbi supe gjithë gaz;
 
6 dhe, kur arrin në shtëpi, i thërret miqtë dhe fqinjët dhe u thotë:"Gëzohuni bashkë me mua, sepse e gjeta delen time që më kishte humbur.
 
7 Dhe unë po ju them se po kështu në qiell do të ketë më shumë gëzim për një mëkatar të vetëm që pendohet, sesa për nëntëdhjetë e nëntë të drejtët, që nuk kanë nevojë të pendohen.
 
8 Ose, cila grua që ka dhjetë dhrahmi dhe humbet një nga ato, nuk ndez llambën, nuk e fshin shtëpinë dhe nuk kërkon me kujdes derisa ta gjejë?
 
9 Dhe, kur e gjen, fton tok shoqet dhe fqinjët, duke thënë:"Gëzohuni bashkë me mua, sepse e gjeta dhrahminë që kisha humbur".
 
10 Po kështu po ju them:do të ketë gëzim në mes të engjëjve të Perëndisë për një mëkatar të vetëm që pendohet''.
 
11 Tha akoma:''Një njeri kishte dy bij.
 
12 Më i riu i tyre i tha babait:"Atë, më jep pjesën e pasurisë që më takon". Dhe i ati ua ndau mes tyre pasurinë.
 
13 Mbas pak ditësh biri më i ri mblodhi çdo gjë, shkoi në një vend të largët dhe atje e prishi gjithë pasurinë, duke bërë një jetë të shthurur.
 
14 Por, si i shpenzoi të gjitha, në atë vend ra një zi e madhe buke, dhe ai filloi të jetë në hall.
 
15 Atëherë shkoi e iu ngjit pas një banori të atij vendi, i cili e çoi në arat e tij që të ruajë derrat.
 
16 Dhe ai dëshironte të mbushte barkun me lendet që hanin derrat, por askush nuk ia jepte.
 
17 Atëherë erdhi në vete dhe tha:"Sa punëtorëve mëditës të atit tim u tepron buka, kurse unë po vdes nga uria!
 
18 Do të çohem dhe do të shkoj tek im atë dhe do t'i them:Atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje;
 
19 nuk jam më i denjë të quhem yt bir; trajtomë si një nga mëditësit e tu".
 
20 U çua, pra, dhe shkoi tek i ati. Por kur ishte ende larg, i ati e pa dhe dhembshuri; u lëshua vrap, ra mbi qafën e tij dhe e puthi.
 
21 Dhe i biri i tha:"O atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje dhe nuk jam më i denjë të quhem biri yt".
 
22 Por i ati u tha shërbëtorëve të vet:"Sillni këtu rrobën më të bukur dhe visheni, i vini një unazë në gisht dhe sandale në këmbë.
 
23 Nxirrni jashtë viçin e majmur dhe thereni; të hamë dhe të gëzohemi,
 
24 sepse ky biri im kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri". Dhe filluan të bënin një festë të madhe.
 
25 Djali i tij i madh ishte në ara; dhe kur u kthye dhe iu afrua shtëpisë, dëgjoi këngë e valle.
 
26 Atëherë thirri një shërbëtor dhe e pyeti ç'ishte e gjitha kjo.
 
27 Dhe ai i tha:"U kthye yt vëlla dhe yt atë theri viçin e majmur, sepse iu kthye djali shëndoshë e mirë".
 
28 Kur i dëgjoj këto, ai u zemërua dhe nuk deshi të hynte; atëherë i ati doli dhe iu lut të hynte.
 
29 Por ai iu përgjigj të atit dhe tha:"Ja, u bënë kaq vite që unë të shërbej dhe kurrë s'kam shkelur asnjë nga urdhërat e tu, e megjithëatë kurrë s'më dhe një kec për të bërë një festë me miqtë e mi.
 
30 Por, kur u kthye ky djali yt, që prishi pasurinë tënde me prostituta, ti there për të viçin e majmur".
 
31 Atëherë i ati i tha:"O bir, ti je gjithmonë me mua, dhe çdo gjë që kam është jotja.
 
32 Por duhet të festojmë dhe të gëzohemi, sepse ky vëllai yt kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri"''.
 
 

  [ Prev ] 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | [ Next ]