Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
Zanafilla Chapter38
 
1 Por në atë kohë ndodhi që Juda la vëllezërit e tij dhe shkoi të rrijë me një burrë nga Adullami, që quhej Hirah.
 
2 Kur Juda pa vajzën e një burri Kananean të quajtur Shua e mori për grua dhe u bashkua me të.
 
3 Dhe ajo u ngjiz dhe lindi një bir, që ajo e quajti Er.
 
4 Pastaj ajo u ngjiz dhe lindi një bir, që ai e quajti Onan.
 
5 Ajo u ngjiz përsëri dhe lindi një bir, të cilit i vuri emrin Shelah. Juda ishte në Kecib kur ajo lindi.
 
6 Pastaj Juda i dha Erit të parëlindurit të tij, një grua të quajtur Tamara.
 
7 Por Eri, i parëlinduri i Judës, ishte i keq në sytë e Zotit dhe Zoti e bëri të vdesë.
 
8 Atëherë Juda i tha Onanit:"Shko te gruaja e vëllait tënd, martohu me të dhe krijoi trashëgimtarë vëllait tënd".
 
9 Por Onani, duke ditur se këta pasardhës nuk kishin për të qënë të vetët, kur bashkohej me gruan e të vëllait, e hidhte farën e tij përtokë për të mos i dhënë pasardhës vëllait të tij.
 
10 Kjo nuk i pëlqeu Zotit, që e bëri të vdesë edhe atë.
 
11 Atëherë Juda i tha Tamarës, nuses së birit të tij:"Rri si e ve në shtëpinë e atit tënd, deri sa biri im Shelah të rritet". Sepse mendonte:"Kam frikë se edhe ai ka për të vdekur si vëllezërit e tij". Kështu Tamara u nis dhe banoi në shtëpinë e të atit.
 
12 Mbas një kohe të gjatë vdiq gruaja e Judës, që ishte e bija e Shuas; kur mbaroi zinë, Juda u ngjit tek ata që qethnin delet e tij në Timnah bashkë me mikun e tij Hirah, i quajtur Adullamiti.
 
13 Këtë e mori vesh Tamara dhe asaj i thanë:"Ja, vjehrri yt po ngjitet në Timnah për të qethur delet e tij".
 
14 Atëherë ajo hoqi rrobat e saj të vejërisë, u mbulua me një velo dhe u mbështoll e tëra; pastaj u ul te porta e Enaimit, që ndodhet në rrugën drejt Timnahut; në fakt ajo kishte parë që Shelahu ishte rritur më në fund, por ajo nuk i ishte dhënë për grua.
 
15 Sa e pa Juda mendoi që ajo ishte prostitutë, sepse e kishte fytyrën të mbuluar.
 
16 Prandaj ai iu afrua asaj në rrugë dhe i tha:"Lërmë të hyj te ti". Në të vërtetë nuk e dinte se ajo ishte nusja e djalit të tij. Ajo iu përgjegj:"Çfarë do të më japësh për të hyrë tek unë?"
 
17 Atëherë ai i tha:"Do të të dërgoj një kec nga kopeja ime". Ajo e pyeti:"A më jep një peng deri sa të ma dërgosh?".
 
18 Ai i tha:"Çfarë pengu duhet të të jap?". Ajo u përgjegj:"Vulën tënde, kordonin tënd dhe bastunin që ke në dorë". Ai ia dha, hyri te ajo dhe ajo u ngjiz me të.
 
19 Pastaj ajo u ngrit dhe iku; hoqi velin dhe veshi përsëri rrobat e saj të vejërisë.
 
20 Por Juda i dërgoi kecin me anë të mikut të tij, Adulamitit, për të rimarë pengun nga duart e asaj gruaje; po ai nuk e gjeti atë.
 
21 Atëherë pyeti njerëzit vendas duke thënë:"Ku është ajo prostitutë që rrinte në Enaim, në rrugë?". Ata u përgjigjën:"Nuk ka pasur asnjë prostitutë këtu".
 
22 Kështu ai u kthye te Juda dhe i tha:"Nuk e gjeta; veç kësaj vendasit më thanë:"Nuk ka pasur asnjë prostitutë këtu"".
 
23 Atëherë Juda tha:"Le ta mbajë, pra, pengun që i dhashë, sepse nuk duam të mbulohemi me turp. Ja, unë i dërgova këtë kec dhe ti nuk e gjete".
 
24 Tre muaj më vonë erdhën dhe i thanë Judës:"Tamara, nusja e birit tënd, është bërë prostitutë; dhe, nga ky shkak, ajo ka mbetur gjithashtu me barrë". Atëherë Juda u tha:"Nxirreni jashtë dhe digjeni!".
 
25 Ndërsa po e nxirrnin jashtë, ajo i çoi fjalë të vjehrrit:"Njeriu të cilit i përkasin këto sende, më la me barrë". Pastaj tha:"Shiko në se mund të dallosh të kujt janë këto sende:vula, kordoni dhe bastuni".
 
26 Juda i njohu dhe i tha:"Ajo është më e drejtë se unë, se unë nuk ia dhashë Shelahut, birit tim". Dhe ai nuk pati më marrëdhënie me të.
 
27 Kur edhi koha e lindjes, ajo kishte në bark dy binjakë.
 
28 Ndërsa po lindte, njeri prej tyre nxori jashtë një dorë dhe mamia e kapi dhe i lidhi një fije të kuqe flakë, duke thënë:"Ky doli i pari".
 
29 Por ai e tërhoqi dorën e tij, dhe ja që doli jashtë vëllai i tij. Atëherë mamia tha:"Si ia çave rrugën vetes?". Për këtë arësye u quajt Perets.
 
30 Pastaj doli vëllai i tij, që kishte rreth dorës fijen ngjyrë të kuqe flakë; dhe u quajt Zerah.
 
 

  [ Prev ] 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 | 32 | 33 | 34 | 35 | 36 | 37 | 38 | 39 | 40 | 41 | 42 | 43 | 44 | 45 | 46 | 47 | 48 | 49 | 50 | [ Next ]