Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
Zanafilla Chapter29
 
1 Pastaj Jakobi u nis dhe shkoi në vendin e lindorëve.
 
2 Shikoi dhe pa një pus në një arë, dhe aty pranë tri kope dhensh të mbledhura tok, sepse ai pus shërbente për t'u dhënë ujë kopeve të dhenve; dhe rrasa mbi grykën e pusit ishte e madhe.
 
3 Aty mblidheshin zakonisht tërë kopetë; atëherë çobanët e hiqnin rrasën nga gryka e pusit dhe u jepnin ujë dhenve; pastaj e vinin përsëri rrasën në vendin e saj, në grykën e pusit.
 
4 Dhe Jakobi u tha atyre:"Vëllezër të mi, nga jeni?" Ata u përgjigjën:"Jemi nga Harani".
 
5 Atëherë ai u tha atyre:"E njihni ju Labanon, birin e Nahorit?". Ata u përgjigjën:"E njohim".
 
6 Ai u tha atyre:"A është mirë ai?". Ata u përgjigjën:"Éshtë mirë; dhe ja bija e tij Rakela, e cila po vjen me delet".
 
7 Ai tha:"Ja, është ende ditë për diell dhe nuk ka ardhur koha për të mbledhur bagëtinë; jepuni ujë deleve dhe pastaj i çoni të kullosin"
 
8 Por ata u përgjigjën:"Nuk mundemi deri sa të gjitha kopetë të mblidhen, e të kemi hequr rrasën nga gryka e pusit; atëherë do t'u japim ujë deleve".
 
9 Ai po vazhdonte të fliste me ta kur arriti Rakela me delet e të atit, sepse ajo ishte një bareshë.
 
10 Kur Jakobi pa Rakelën, bijën e Labanos, vëllai i nënës së tij, dhe delet e Labanos, vëlla i nënës së tij, ai u afrua, e hoqi rrasën nga gryka e pusit, dhe i dha ujë kopesë së Labanos, vëllait të nënës së tij.
 
11 Atëherë Jakobi puthi Rakelën, ngriti zërin dhe qau.
 
12 Pastaj Jakobi e njoftoi Rakelën se ishte i një gjaku me të atin dhe ishte bir i Rebekës. Dhe ajo vrapoi t'ia tregonte të atit.
 
13 Sapo Labano dëgjoi lajmet e Jakobit, birit të motrës së tij, vrapoi drejt tij, e përqafoi, e puthi dhe e çoi në shtëpinë e tij. Dhe Jakobi i tregoi Labanos tërë ato gjëra.
 
14 Atëherë Labano i tha:"Ti je me të vërtetë nga mishi dhe gjaku im!". Dhe ai qëndroi një muaj me të.
 
15 Pastaj Labano i tha Jakobit:"Pse je fisi im duhet të më shërbesh pa marrë asgjë? Më thuaj sa duhet të jetë paga jote".
 
16 Tani Labano kishte dy bija:e madhja quhej Lea dhe e vogla Rakela.
 
17 Lea kishte sy të perënduar, por Rakela ishte e hijshme dhe e pashme.
 
18 Prandaj Jakobi e donte Rakelën dhe i tha Labanos:"Unë do të të shërbej shtatë vjet për Rakelën, bijën tënde më të vogël".
 
19 Labano iu përgjigj:"Më mirë të ta jap ty se sa një njeriu tjetër; rri me mua".
 
20 Kështu Jakobi shërbeu shtatë vjet për Rakelën; dhe iu dukën pak ditë sepse e dashuronte.
 
21 Pastaj Jakobi i tha Labanos:"Më jep gruan time, sepse afati u mbush dhe lejo që të bashkohem me të".
 
22 Atëherë Labano mblodhi tërë burrat e vendit dhe shtroi një banket.
 
23 Por, kur ra mbrëmja, ai mori bijën e tij Lea dhe e çoi te Jakobi, që hyri te ajo.
 
24 Përveç kësaj Labano i dha shërbyesen e tij Zilpah si shërbyese të Leas, bijës së tij.
 
25 Të nesërmen në mëngjes, ai pa se ishte Lea. Atëherë Jakobi i tha Labanos:"Çfarë më bëre? A nuk të kam shërbyer për Rakelën? Pse më mashtrove?".
 
26 Labano u përgjegj:"Nuk është zakon të veprohet kështu në vendin tonë, nuk mund të japësh më të voglën para më të madhes.
 
27 Mbaro javën e kësaj dhe do të japim edhe tjetrën, për shërbimin që do të më bësh për shtatë vjet të tjera".
 
28 Atëherë Jakobi bëri si i thanë dhe mbaroi javën e Leas; pastaj Labano i dha për grua bijën e tij Rakela.
 
29 Përveç kësaj Labano i dha shërbyesen e tij Bilhah si shërbyese Rakelës, bijës së tij.
 
30 Dhe Jakobi hyri gjithashtu te Rakela dhe e dashuroi atë më tepër se Lean; dhe shërbeu shtatë vjet të tjera te Labano.
 
31 Zoti, duke parë që për Lean nuk kishte dashuri, ia çeli barkun asaj, ndërsa Rakela ishte shterpë.
 
32 Kështu Lea u ngjiz dhe lindi një djalë që e quajti Ruben, sepse tha:"Zoti e pa trishtimin tim; prandaj tani burri im do të më dojë".
 
33 Pastaj u ngjiz përsëri dhe lindi një djalë dhe ajo tha:"Zoti e pa se nuk kisha dashuri, prandaj më dha edhe këtë bir". Dhe e quajti Simeon.
 
34 Ajo u ngjiz përsëri dhe lindi një djalë, dhe tha:"Kësaj radhe burri im do të më dojë, sepse i kam lindur tre bij". Prandaj u quajt Levi.
 
35 Ajo u ngjiz përsëri dhe lindi djalë dhe tha:"Këtë radhë do të kremtoj Zotin". Prandaj e quajti Juda. Pastaj nuk pati më fëmijë.
 
 

  [ Prev ] 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 | 32 | 33 | 34 | 35 | 36 | 37 | 38 | 39 | 40 | 41 | 42 | 43 | 44 | 45 | 46 | 47 | 48 | 49 | 50 | [ Next ]