Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
Zanafilla Chapter16
 
1 Por Saraj, gruaja e Abramit, nuk i kishte dhënë asnjë fëmijë. Ajo kishte një shërbyese egjiptase që quhej Agar.
 
2 Kështu Saraj i tha Abramit:"Ja, Zoti më ka ndaluar të kem fëmijë; oh, futu te shërbysja ime, ndofta mund të kem fëmijë prej saj". Dhe Abrami dëgjoi zërin e Sarajt.
 
3 Kështu pra Saraj, gruaja e Abramit, mbasi ky i fundit kishte banuar dhjetë vjet në vendin e Kanaanëve, mori shërbyesen e saj Agarin, egjiptasen, dhe ia dha për grua burrit të saj Abramit.
 
4 Dhe ai u fut tek Agari, që mbeti me barrë; por kur u bind se kishte mbetur me barrë, ajo e shikoi me përbuzje zonjën e saj.
 
5 Atëherë Saraj i tha Abramit:"Përgjegjësia për fyerjen që m'u bë le të bjerë mbi ty. Kam qënë unë që të hodha në krahët e shërbyeses sime; por që kur e mori vesh që është me barrë, ajo më shikon me përbuzje. Zoti le të jetë gjykatës midis meje dhe teje".
 
6 Abrami iu përgjegj Sarajt:"Ja, shërbyesja jote është në dorën tënde; bëj me të ç'të duash". Atëherë Saraj e trajtoi në mënyrë të ashpër dhe ajo iku nga prania e saj.
 
7 Por Engjëlli i Zotit e gjeti pranë një burimi uji në shkretëtirë, pranë burimit në rrugën e Shurit,
 
8 dhe i tha:"Agar, shërbyesja e Sarajt, nga vjen dhe ku po shkon?" Ajo u përgjigj:"Po iki nga prania e zonjës sime Saraj".
 
9 Atëherë Engjëlli i Zotit i tha:"Kthehu tek zonja jote dhe nënshtroju autoritetit të saj".
 
10 Pastaj Engjëlli i Zotit shtoi:"Unë do t'i shumëzoj fort pasardhësit e tu aq sa të mos mund të llogariten për shkak të numrit të tyre të madh".
 
11 Engjëlli i Zotit i tha akoma:"Ja, ti je me barrë dhe do të lindësh një djalë dhe do ta quash Ismael, sepse Zoti mori parasysh hidhërimin tënd;
 
12 ai do të jetë ndërmjet njerëzve si një gomar i egër; dora e tij do të jetë kundër të gjithëve dhe dora e të gjithëve kundër tij; dhe do të banojë në prani të të gjithë vëllezërve të tij".
 
13 Atëherë Agari thirri emrin e Zotit që i kishte folur:"Ti je El-Roi", sepse tha:"A e pashë me të vërtetë atë që më shikon?".
 
14 Prandaj ai pus u quajt "Pusi i Lahai-Roit". Ja, ai ndodhet midis Kadeshit dhe Beredit.
 
15 Kështu Agari i lindi një djalë Abramit; dhe Abrami i vuri djalit që Agari kishte lindur emrin Ismael.
 
16 Abrami ishte tetëdhjetë e gjashtë vjeç, kur Agari lindi Ismaelin për Abramin.
 
 

  [ Prev ] 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 | 32 | 33 | 34 | 35 | 36 | 37 | 38 | 39 | 40 | 41 | 42 | 43 | 44 | 45 | 46 | 47 | 48 | 49 | 50 | [ Next ]