Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
2 i Samuelit Chapter5
 
1 Atëherë tërë fiset e Izraelit erdhën te Davidi në Hebron dhe i thanë:"Ne jemi kocka dhe mishi yt.
 
2 Edhe në të kaluarën, kur Sauli mbretëronte mbi ne, ishe ti që udhëhiqje dhe e çoje në rrugë të drejtë Izraelin. Zoti të ka thënë:"Ti do të ushqesh popullin tim, Izraelin, ti do të jesh princ që do të sundojë mbi Izraelin"".
 
3 Kështu tërë pleqtë e Izraelit erdhën te mbreti në Hebron dhe mbreti David lidhi një aleancë me ta në Hebron para Zotit, dhe ata e vajosën Davidin mbret të Izraelit.
 
4 Davidi ishte tridhjetë vjeç kur filloi të mbretërojë dhe mbretëroi dyzet vjet.
 
5 Në Hebron mbretëroi shtatë vjet e gjashtë muaj mbi Judën; dhe në Jeruzalem mbretëroi tridhjetë e tre vjet mbi gjithë Izraelin dhe Judën.
 
6 Mbreti me njerëzit e tij u nis në drejtim të Jeruzalemit kundër Jebusejve, që banonin në atë vend. Këta i thanë Davidit:Nuk do të hysh këtu, sepse të verbërit dhe çalamanët do të të sprapsin!", duke
 
7 Por Davidi e pushtoi qytetin e fortifikuar të Sionit (që është qyteti i Davidit).
 
8 Davidi tha atë ditë:"Kushdo që i mund Jebusejtë, të arrijë deri në kanal dhe t'i zmprapsë çalamanët dhe të verbërit që i urren Davidi". Prandaj thonë:"I verbri dhe çalamani nuk do të hyjnë në Shtëpi".
 
9 Kështu Davidi u vendos në qytetin e fortifikuar dhe e quajti Qyteti i Davidit. Pastaj Davidi filloi të ndërtojë rreth e qark duke nisur nga Milo dhe në drejtim të pjesës së brëndshme.
 
10 Davidi bëhej gjithnjë më i madh Dhezoti, Perëndia i ushtrive, ishte me të.
 
11 Pastaj Hirami, mbret i Tiros, i dërgoi Davidit lajmëtarë, dru kedri, zdrukthtarë dhe muratorë, që i ndërtuan një shtëpi Davidit.
 
12 Atëherë Davidi u bind se Zoti po e vendoste si mbret të Izraelit dhe e lartësonte mbretërinë e tij për dashurinë që kishte për popullin e Izraelit.
 
13 Pas arritjes së tij nga Hebroni, Davidi mori konkubina dhe bashkëshorte të tjera nga Jeruzalemi dhe kështu i lindën bij dhe bija të tjera.
 
14 Këta janë emrat e bijve që i lindën në Jeruzalem:Shamua, Shobab, Nathan, Salomon,
 
15 Ibhar, Elishua, Nefeg, Jafia,
 
16 Elishama, Eliada, Elifelet.
 
17 Kur Filistejtë mësuan që Davidi ishte vajosur mbret i Izraelit, tërë Filistejtë dolën në kërkim të Davidit. Sa e mësoi këtë, Davidi zbriti në qytetin e fortifikuar.
 
18 Filistejtë arritën dhe u përhapën në luginën e Refaimit.
 
19 Atëherë Davidi u këshillua me Zotin duke i thënë:"A duhet të dal kundër Filistejve? A do m'i lësh në duart e mia? Zoti i dha këtë përgjigje Davidit:"Dil, sepse pa tjetër do t'i lë Filistejtë në duart e tua".
 
20 Kështu Davidi shkoi në Baal-Peratsim, ku i mundi, dhe tha:"Zoti ka krijuar një të çarë midis armiqve të mi përpara meje, si një e çarë e hapur nga ujërat".
 
21 Filistejtë i braktisën atje idhujt e tyre dhe Davidi dhe njerëzit e tij i morën me vete.
 
22 Më vonë Filistejtë dolën përsëri dhe u përhapën në luginën e Refaimëve.
 
23 Kur Davidi u këshillua me Zotin, ai i tha:"Mos u dil përballë; merrua krahët, hidhu mbi ta përballë Balsamit.
 
24 Kur të dëgjosh një zhurmë hapash në majat e Balsamit, hidhu menjëherë në sulm, sepse atëherë Zoti do të dalë para teje për të mundur ushtrinë e Filistejve".
 
25 Davidi veproi pikërisht ashtu si kishte urdhëruar Zoti dhe i mundi Filistejtë që nga Geba deri në Gezer
 
 

  [ Prev ] 1 | 2 | 3 | 4 | | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | [ Next ]