Bible-Server.org  
 
 
Praise the Lord, all ye nations      
Psalms 117:1       
 
enter keywords   match
 AND find keywords in

Home Page
Zanafilla
Eksodi
Levitiku
Numrat
Ligji i Përtërirë
Jozueu
Gjyqtarët
Ruthi
1 i Samuelit
2 i Samuelit
1 i Mbretërve
2 i Mbretërve
1 i Kronikave
2 i Kronikave
Esdra
Nehemia
Ester
Jobi
Psalmet
Fjalët e urta
Predikuesi
Kantiku i Kantikëve
Isaia
Jeremia
Vajtimet
Ezekieli
Danieli
Osea
Joeli
Amosi
Abdia
Jona
Mikea
Nahumi
Habakuku
Sofonia
Hagai
Zakaria
Malakia
Mateu
Marku
Luka
Gjoni
Veprat e Apostujve
Romakëve
1 e Korintasve
2 e Korintasve
Galatasve
Efesianëve
Filipianëve
Kolosianëve
1 Thesalonikasve
2 Thesalonikasve
1 Timoteut
2 Timoteut
Titi
Filemonit
Hebrenjve
Jakobit
1 Pjetrit
2 Pjetrit
1 Gjonit
2 Gjonit
3 Gjonit
Juda
Zbulesa
 
 

 
 
translate into
1 i Kronikave Chapter25
 
1 Pastaj Davidi dhe komandantët e ushtrisë shkëputën nga shërbimi disa nga bijtë e Asafit, të Hemanit dhe të Jeduthunit që të këndonin me frymëzim me qeste, me harpa dhe me cembale. Numri i njerëzve që kryenin këtë shërbim ishte:
 
2 nga bijtë e Asafit:Zakuri, Josefi, Nethaniahu, Asarelahu, bijtë e Asafit ishin nën drejtimin e Asafit, që i këndonte himnet me frymëzim në bazë të urdhrave të mbretit.
 
3 Nga Jeduthuni, bijtë e Jeduthunit:Gedaliahu, Tseri, Jeshajahu, Shimei, Hashabiahu dhe Matihiahu, gjashtë, nën drejtimin e atit të tyre Jezuduthun, që këndonte himne me frymëzim për të kremtuar dhe lëvduar Zotin.
 
4 Nga Hemani, bijtë e Hemanit:Bukiahu, Mataniahu, Uzieli, Shebueli, Jerimothi, Hananiahu, Hanani, Eliathahu, Gidalti, Romamt-Ezeri, Joshbekashahu, Malothi, Hothiri dhe Mahaziothi.
 
5 Tërë këta ishin bijtë e Hemanit, shikuesit të mbretit sipas fjalës së Perëndisë për të ngritur në qiell fuqinë e tij. Në fakt Perëndia i kishte dhënë Hemanit katërmbëdhjetë bij dhe tri bija.
 
6 Tërë këta ishin nën drejtimin e atit të tyre për të kënduar në shtëpinë e Zotit me cembale, dhe me harpa dhe me qeste, për shërbimin në shtëpinë e Perëndisë. Asafi, Jeduthuni dhe Hemani ishin nën urdhrat e mbretit.
 
7 Numri i tyre, së bashku me vëllezërit e tyre të ushtruar për t'i kënduar Zotit, të gjithë me të vërtetë të aftë, ishte dyqind e tetëdhjetë e tetë veta.
 
8 Për të caktuar turnin e shërbimit të tyre si të vegjëlit ashtu dhe të mëdhenjtë, mjeshtrat dhe dishepujt, hoqën me short.
 
9 I pari i caktuar me short për Asafin ishte Josefi; i dyti Gedaliahu, me vëllezërit dhe bijtë e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
 
10 i treti ishte Zakuri, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
 
11 i katërti ishte Jitsri, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
 
12 i pesti ishte Nethaniahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
 
13 i gjashti ishte Bukiahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
 
14 i shtati ishte Jesharelahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
 
15 i teti ishte Jeshajahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
 
16 i nënti ishte Mataniahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
 
17 i dhjeti ishte Shimei, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
 
18 i njëmbëdhjeti ishte Azareli, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
 
19 i dymbëdhjeti ishte Hashabiahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
 
20 i trembëdhjeti ishte Shubaeli, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
 
21 i katërmbëdhjeti ishte Matithiahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
 
22 i pesëmbëdhjeti ishte Jerimothi, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
 
23 i gjashtëmbëdhjeti ishte Hanainahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
 
24 i shtatëmbëdhjeti ishte Joshbekashahu, me bijtë dhe me vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
 
25 i tetëmbëdhjeti ishte Hanani, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
 
26 i nëntëmbëdhjeti ishte Malothi, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
 
27 i njëzeti ishte Eliathahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
 
28 i njëzetenjëti ishte Hothiri, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
 
29 i njëzetedyti ishte Gidalti, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
 
30 i njëzetetreti ishte Mahaziothi, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta;
 
31 i njëzetekatërti ishte Romamti-Ezeri, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta.
 
 

  [ Prev ] 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | [ Next ]